Lidhu me ne

Temporal

Turqia larg Evropës dhe BE-së

 
Turqia larg Evropës dhe BE-së
Pas grushtit të shtetit në Turqi më 15 korrik, pas vendosjes së tankeve në urën e Bosforit, një atmosferë e çuditshme ndjehej në Stamboll: tanket e puçistëve po hiqeshin nga rrugët, sikur të ishin një pengesë e zakonshme rrugore, por të gjitha hyrjet e kazermave ushtarake, përshirë atë të bazës së NATO-s, ishin të kyçur nga kamionë pas të cilëve qendronin policë të armatosur.
Disa orë më pas u shpërndanë fotografitë e ushtarakëve të arrestuar, me trupin e zbuluar dhe duart e lidhura. Asnjëherë forcat ushtarake turke, që prej vitit 1960 kur u zhvillua grushti i tretë i shtetit, nuk ishin turpëruar kaq shumë.
E pikërisht mbi këto forca të armatosura, të asgjësuar brenda një viti nga asgjësimet e shumta për lidhjet e tyre të vërteta ose të supozuara me  Gylen-in, duhet të mbështej Erdogani për të filluar një operacion ushtarak në Veri të Sirisë me objektiv çlirimin e territorit nga kurdët sirianë: “Nuk do të lejojmë asnjë Kurdistan në dyert  e shtëpisë”, deklaroi presidenti i cili sapo miratoi ligjin që  i ndalon deputetëve të shqiptojnë fjalën “Kurdistan” dhe “genocid armen”.
Çështja është nëse ky operacion do të zhvillohet, ashtu sikurse lexohet nga media turke, do të bëhet nga një ushtri e NATO-s pa miratimin e SHBA-ve, por me mbështetjen e Rusisë.
Një vit pas grushtit të shtetit, Turqia duket gjithmonë e më shumë jashtë Aleancës Atlantike dhe më shumë në sintoni me Moskën e cila ka vendosur të financojë gazsjellësin Turkish Stream.
Nëse Turqia arrin të zotërojë territore të rëndësishme të kurdëve sirianë për SHBA-të ajo do të jetë një problem: trupat ushtarake kurde strehohen në Kalifat dhe Raka, por ato do të detyrohen të zhvendosen për të mbrojtur territoret e tyre ne Sirinë Veriore.
Gjeopolitika e Turqisë një vit pas grushtit të shtetit ka ndryshuar. Rusë, sirianë dhe ushtarakët shiitë filo iranianë kanë rimarrë Alepon duke e mbajtur Assadin në pushtet. Ankaraja në aleancë me Moskën dhe Teheranin ka hapur edhe një shteg për të futur në aleancë edhe Arabinë Saudite.
Vetëm pak javë më parë parlamenti turk votoi nisjen e mijërave ushtarëve në Katar dhe tani, Turqia dhe Irani ndodhen në të njëjtin front në mbështetje të dinastisë së Al Thanit.
Të gjitha këto zhvillime, të pamenduara në 2016-ën, kohë kur Erdogan thërriste për rrëzimin e Assadit, kanë ndodhur për 12 muaj.
Jo vetëm Turqia nuk është në linjë me NATO-n, por tani duket se është edhe jashtë Evropës. “Bashkimi Evropian na ha kohë”, ka thënë Erdogani, i cili kërcënoi BE-në me emigrantët sirianë dhe me mbylljen e rrugës ballkanike.
Por edhe nëse mërzitet me Gjermaninë dhe Austrinë, Erdogan është i vetëdijshëm që Evropa është mbështetsja e tij ekonomike: 60 për qind  e shkëmbimeve tregtare dhe 70 për qind e borxheve të kompanive turke janë kontrata me institucionet evropiane.
Ekonomia është thembra e akilit për Erdoganin: suksesi i tij dhe i AKP (Partia e Erdoganit) në këto 15 vjet është ndërtuar pikërisht në performancën e shkëlqyer të disa viteve më parë kur Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) rritej me rritme të shpejta.
Në aspektin ekonomik ajo që ka ndodhur një vit më parë nuk ka qenë aspak e lehtë, edhe pse nuk u materializuan debatet e shumta mbi ikjen e investitorëve të huaj. Lira turke ka rënë në krahasim me periudhën para grushtit të shtetit— 16 për qind kundrejt dollarit dhe dobësia financiare është e dukshme.
Shumë arrestime, spastrime në masë dhe fitorja e debatuar e referendumit kushtetues kanë forcuar pushtetin e Erdoganit në vend, duke zbehur shpresat e opozitarëve për të përmbysur situatën, pavarësisht suksesit të fundit të marshimit të organizuar nga partia republikane, laike dhe sekolariste, e cila nxorri 1 milionë turq të protestonin në rrugët e Stambollit.
Referendumi i dha shumë pushtet Erdoganit i cili tani ngjan më shumë si një drejtues i Kalifatit se sa si një president i Turqisë. Por fatkeqësisht në Turqinë e trishtuar të Erdoganit, gjendet shumë pak nga madhështia otomane.

Publikuar nga media italiane Sole24Ore.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook