Lidhu me ne

Kryesore

PD/Selami: Ishim parti e parë, tani jemi në mes

PD/Selami: Ishim parti e parë, tani jemi në mes
Në epilog të fushatës elektorale për t’u zgjedhur kryetar i partisë demokratike, Eduard Selami u tha demokratëve të Kamzës dhe Kavajës se modeli që ai ofron është model i vlerave dhe besimit, mungesa e të cilave çuan në rrudhjen e kësaj partie në zgjedhjet e fundit.
selami1
“Kjo nuk është një humbje e radhës. Kjo është një humbje besimi dhe humbja e besimit në radhë të parë është humbja e besimit tek njëri-tjetri. Kemi kohë që nuk funksionojmë më si forcë politike bashkëkohore. Kur kemi mbyllur rrugën e vlerave, do të dalin këta të veseve dhe do të bëhet konkurrenca se kush shan më shumë, që t’i hyjë në qejf kryetarit, që të zgjidhet lart. E shikoni se si deformohet? Pra ne nuk po konkurrojmë më me vlera dhe do fillojmë të rrudhemi siç po rrudhemi. Kemi qenë parti e parë, s’jemi më. Ishim rrotë më rrotë, kemi dalë me dy shifra. Jemi në mes, po na afrohet ai prapa”
Në fund të fushatës, ajo që e motivoi Selamin ishte dëshira e tre të rinjve që takoi rastësisht dhe që i thanë se të ardhmen e tyre e shohin në vendin mëmë.
Selami tha se kthimi i shpresës së shqiptareve tek vendi i tyre, është sfida kryesore e Partisë Demkoratike.
“Një nga pjesët më të bukura të kësaj fushate për mua është që këtu rastësisht janë 3 të rinj. Është Elvisi, është Mario dhe Erioni. Më afrohet Elvisi dhe më thotë: Zoti Selami edhe unë jam një demokrat, urime për garën. Sot kanë marrë diplomën. Elvisi është demkorat dhe është nga ata njerëz që është i angazhuar. Dy miqtë e tij janë akoma nga ata që shikojnë dhe vëzhgojnë se si veprojmë ne. Ma bënë zemrën mal kur i pyeta: A e shikoni ju të ardhmen tuaj në Shqipëri? Elvisi tha: Po. Zotëria tjetër tha: Unë jam i pavendosur dhe zotëria tjetër tha që dhe unë hyj tek ata që: Po, e shikoj. Më dhanë shpresë sepse një nga dështimet më të mëdha tonat si forcë politike është fakti që partia më e madhe në Shqipëri është partia “Për t’u larguar nga Shqipëria”, me 56% dhe 50% e këtyre janë të rinj. Kjo është përgjegjësia dhe ky duhet të jetë standardi ynë. Me këtë duhet të matemi ne dhe unë kam bindjen që historia jonë dhe krenaria jonë si demokratë është që ta kthejmë edhe njëherë Partinë Demkoratike në parti të shpresës së shqiptarëve dhe demkoratëve”
Selami u shpreh se demokratët duhet të jenë krenarë pasi kanë bërë për vendin e tyre atë që pakkush e ka bërë duke rrëzuar komunizmin dhe duke e futur vendin në rrugën e demokracisë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook