Lidhu me ne

Kryesore

Shitës cigaresh dhe kamarierë, si ja nisi Pacolli, Lipa dhe Mamaqi

 


Shitës cigaresh dhe kamarierë, si ja nisi Pacolli, Lipa dhe Mamaqi
Dëshira për tu bërë të suksesshëm dhe puna e palodhur janë shpeshherë çelsi drejt arritjeve të mëdha. Pavarësisht se ndoshta në jetë nuk i ke të gjitha mundësitë dhe nuk lind i pasur, talenti dhe puna gjtihmonë do të shpërblehen. Njësoj si këta artistë apo njerëz që kanë arritur majat edhe kanë filluar nga zero.
Behgjet Pacolli
Duket sikur biznesmenët më të mëdhenj në vend, duke përfshirë këtu dhe Behgjet Pacollin, e kanë nisur të gjithë nga një pikë. Më pak para në xhep, por me një guxim që dallon sipërmarrësit më të suksesshëm, Pacolli ka arritur të shndërrohet në një nga njerëzit më të pasur në trojet shqiptare. Në një intervistë për Opinion, ai ka treguar sesi ia doli në Gjermani me ndihmën e një pronari të një lokali, në kohën kur nuk dinte as gjuhën.”U ula aty dhe ai më dha jo një, por dy pica me coca-cola. Më pas, unë e ndihmova të fshinte lokalin dhe kështu u bëmë pak miq. Kuptova që ai ishte shefi i lokalit dhe më tha se do më ndihmonte. Më punësoi aty rreth tre muaj dhe më ndihmoi të regjistrohesha në kursin e gjuhës gjermane”, tregon sipërmarësi i njohur.
Sinan Hoxha
Një nga këngëtarët më të kërkuar jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku jetojnë shqiptarë. Prej më shumë se 15 vjet në skenë, Sinan Hoxha është kthyer në artistin e dashur dhe të suksesshëm, por në fillimet e tij, puna që bënte, s’kishte aspak lidhje me skenën. Në emisionin “Xing” ai ka zbuluar se dikur zotëronte një furrë buke. “Kam punuar furrxhi, bëja bukë”, ka thënë këngëtari.
Dua Lipa
Suksesi i saj del jashtë kufijve të Shqipërisë dhe në një periudhë kohore prej dy vitesh ajo tregoi se talenti dhe puna shpërblehen. Por, Dua Lipa ka ditur të bëjë dhe punë të tjera, ku jo domosdoshmërisht i duhej të tregonte fuqinë vokale. “Kam punuar si mikpritëse e të ftuarve në një restorant meksikan, megjithëse kurrë nuk më kanë pëlqyer restorantet meksikane. Shumë njerëzit deheshin, dhe pikërisht në ato momente më vinte të hoqja dorë nga ajo punë”, ka thënë Dua për revistën Spin.
Ermal Mamaqi
Në një intervistë prekëse për Arjan Çanin, Ermal Mamaqi ka dalë jashtë kornizës së tij si humorist për të rrëfyer fëmijërinë e vështirë. Ai ka zbuluar se pas pezullimit nga puna të së ëmës, Ermali, vetëm 12 vjeç, është detyruar të punojë si shitës cigaresh në rrugë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix16 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix16 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix16 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix16 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix16 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix16 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix16 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar17 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook