Është e habitshme se si ende në rrugët tona ndeshesh me mizori nga më të paimagjinueshmet që u bëhen kafshëve.
Së fundmi Arbër Çepani ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook një fotografi që ka ngjallur reagime të shumta nga komentuesit të cilët pyesin: “Kush është kafsha këtu?”.
Një kal i lidhur na bagazhin e një automjeti. Është kjo pamja që ofron fotografia e cila të zgjon ndjenjën e inatit dhe dhimbjes.
“Flasim për integrime në Europë…. flasim për koncepte të mëdha…. flasim për një Shqipëri që mund të ndryshojë… Pastaj kujtohesh që ke fatin e zi të kesh rastisur të jetosh në të njëtin vënd me kanibalë injorantë si ky pervers mendor, që ka lidhur këtë kafshë fisnike të gjorë në këtë mënyrë dhe nuk të mbetet veçse shija e dhimbjes dhe trishtimit se ku jemi katandisur…”, shkruan Çepani në përshrkimin e fotografisë.