Lidhu me ne

Kryesore

Raport studimor mbi bullizmin dhe ekstremizmin në sistemin arsimor shqiptar  

Është publikuar së fundmi një raportr studimor për bullizmin dhe ekstremizmin në shkollat në Shqipëri. Studimi është autorizuar nga Këshilli i Europës dhe ka për autorë Edmond Dragoti dhe Emanuela Ismaili.  Autorët shkruajnë që në hyrje se “për të marrë të dhëna të sakta dhe rezultate të besueshme, për këtë projekt në shkallë të gjerë shtrirje u miratua një qasje me teknika sasiore, e cila përfshin 2377 nxënës nga klasa e IV deri në klasën e XII, 3560 mësues dhe 970 prindër nga 144 shkolla në 12 rrethe të Shqipërisë”. Përfshirja e një numri kaq të madh synon të japë një pamje sa më të plotë të asaj që ndodh në shkollat shqiptare ku ka gjetur terren bullimi(dhuna psikologjike, verbale, fizike dhe virtuale, ngacmimi dhe presioni që e vë viktimën nën frustracion të vazhdueshëm) dhe ekstremizmi.
Sipas gjetjeve të raportit rezulton se
  • afërsisht 19.4 % nxënësve pohuan se janë të përfshirë në fenomenin e bullizmit 2-3 herë në muaj ose më shumë, ku 9.7 % e tyre pohojnë se janë viktima, 5.2 % janë agresorë dhe 4.3% janë edhe agresorë edhe viktima.
  • Një përqindje e lartë nxënësish, rreth 29 %, pohojnë se kjo gjë i ka ndodhur një ose dy herë në muajt e fundit.
  • 60 % e mësuesve pohuan se në shkollat e tyre ngjarje të tilla janë të pranishme
  • Për prindërit, fenomeni është gjithashtu i njohur, duke qenë se 23 % e tyre pranuan se fëmija i tyre kishte qenë viktimë e bullizmit.
  • Djemtë janë më shumë të përfshirë në dukurinë e bullizmit se vajzat
  • Djemtë pranojnë që janë më shumë agresorë (68%) sesa viktima (52%) ndërsa vajzat pranojnë që janë më shumë viktima (48%) sesa agresore (32%).
  • Bullizmi duket të jetë më serioz se një incident i thjeshtë, duke qenë se 73% e nxënësve viktima të bullizmit raportojnë se kjo dukuri zgjati “një ose dy javë”, 13%  13 raportojnë se kjo dukuri zgjati “pothuajse një muaj”, ndërsa 6% e nxënësve viktima raportuan se kjo dukuri zgjati “disa vjet”.
  • Klasa XI-të që i përket edhe moshës 15-16 vjeç është më shumë e përfshirë në dukurinë e bullizmit e ndjekur nga klasa e V-të që i përket moshës 10-11 vjeç.
  • Nxënësit e shkollave private pohojnë se janë më shpesh të përfshirë në dukurinë e bullizmit, 26% kundrejt 20 % të nxënësve të shkollave publike.
  • Në zonat rurale dukuria e bullizmit është më pak e pranishme duke qenë se 83 % e nxënësve pohojnë se nuk janë të përfshirë në dukurinë e bullizmit kundrejt 80% të nxënësve të zonave urbane.
Ka interes të sillen edhe arsyet që sipas mësuesve provokojnë bullizmin:
  • Arsyeja kryesore që mësuesit mendojnë se nxënësit bien pre e fenomenit të bullizmit është për shkak të pamjes së jashtme (si mbipesha), në 73.4% e ratseve.
  • Të dytët janë nxënësit që kanë vështirësi në të folur me 67.6% të rasteve dhe të tretët janë nxënësit që janë fizikisht më të dobët se të tjerët në 62.2% të rasteve.
Sipas autorëve ekstremizmi ka shfaqje shumë më të vogla krahasuar me bullizmin.
Raporti i plotë këtu: https://rm.coe.int/albania-study-report-on-bullying-alb/1680732871
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook