Lidhu me ne

Kryesore

Kupola e re drejtuese e PD-së, nga Grida Duma tek Salianji, emrat e parë që përfliten

Kupola e re drejtuese e PD-së, nga Grida Duma tek Salianji, emrat e parë që përflitenMe humbjen e thellë në 25 qershor dhe rikonfirmimin e Lulzim Bashës për një mandat të dytë, demokratët në vjeshtë do të përpiqen të kuptojnë se kush ishin shkaktarët që çuan në një rezultat të dobët. Partia Demokratike përmbylli në korrik zgjedhjet për kryetarin e ri, por atë e pret një tjetër proces, ai për zgjedhjen e kupolës drejtuese.
Në selinë blu po diskutohet mundësia që paralelisht me analizën e humbjes, PD të futet në një proces të brendshëm zgjedhor duke lënë të kuptohet se edhe pse në bazë të statutit kupola drejtuese nuk e ka konsumuar ende mandatin pasi zyrtarisht u përfundon në nëntor të 2018-ës, mandati do u ndërpritet, duke nisur nga dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani si dhe sekretari Organizativ Enno Bozdo.
Në këtë kohë përfundon edhe mandati i drejtuesve të departamenteve dhe sekretariateve shumë prej të cilëve i dolën kundër Lulzim Bashës për zgjedhjet në parti. Megjithëse nuk ka ende një vendim zyrtar në selinë blu, ndërkohë kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë për postet e lartë në PD.
Edi Paloka, i cili aktualisht mban postin e kreut të grupit përflitet të rikonfirmohet në këtë post për një mandat të dytë, megjithëse Edmond Spaho dhe Grida Duma qarkullojnë si emra që mund ta sfidojnë për drejtimin e grupit të ri parlamentar. Arben Ristani nuk do të mbajë më postin e Sekretarit e Përgjithshëm, ndërsa për këtë pozicion të rëndësishëm përfliten Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji.
Në postin e Sekretarit Organizativ thuhet se mund të rikthehet Flamur Noka, ndërsa për postin e nënkryetarit, siç bëjnë me dije burime të BalkanËeb, emrat e përfolur janë ai i Tritan Shehut dhe Aldo Bumçit. Me përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri, Partia Demokratike futet në një fazë të re të ristrukturimit te partisë, ndërkohë që Lulzim Bashës i duhet të përballet edhe me kërkesën e kritikëve të tij për ndryshimin e statutit.

/BalkanWeb/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 minuta më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix24 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix24 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix24 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix24 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix24 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix24 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix1 ditë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix1 ditë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Facebook