Lidhu me ne

Aktualitet

Në politikë asgjë nuk është ashtu siç duket

          Të gjitha partitë politike kanë ekipet e tyre të propagandës. Ajo që bën dallimin është se cila prej tyre ka ekipin më të ftohtë dhe racional e cila kërkon dhe përpunon informacione si sondazhe, studime, etj., e më pas këshillon bazuar mbi ato të dhëna, e cila prej tyre ka ekipin më emocional e impulsiv që i bën më shumë selfie vetes se sa foto titullarit, e i thur lavde kryetarit të partisë se sa i madh ai është, sa thellë do fitojë, dhe i pëshpërit në vesh gjithmonë atë që ai dëshiron të dëgjojë.
          Marrëdhëniet me Publikun, ajo që njihet si Public Relations, ose thjeshtë PR, janë komplekse dhe kërkojnë njerëz me intuitë dhe aftësi të jashtëzakonshme mendimi dhe kreativiteti. Megjithatë, ka një rregull primitiv që mund ta zbatojë kushdo. Ky rregull është: Argëto turmën.
Pëllumbi në supin e Fidelit, Koloseu dhe ndeshjet me gladiatorë, dritat e kuqe në Hollandë, vendosja e festave të reja në kalendar, evente sportive e muzikore, festa birrash dhe qoftesh, një barsoletë live në televizion, një fotografi “pa mendje” apo për të qeshur e një titullari, një letër e një fëmije drejtuar një shtetari etj., nuk janë të rastësishme. ‘Argëto turmën’ funksionon më së miri në çdo rast, çdo ditë dhe çdo epokë për të zhvendosur vëmendjen nga gjërat e rëndësishme.
E kush mund ta dijë këtë më mirë se sa ne që jetojmë në Shqipëri, në këtë vend ku 99% e njerëzve nuk e dinë se sa ka arritur borxhi i jashtëm apo sa është niveli i investimeve të huaja në Shqipëri, dhe vetëm 1% nuk e di se të kujt janë ato atletet e bardha adidas me shirita të kuq. ‘Argëto turmat’. Funksionon në mënyrë të përkryer.
Në politikë asgjë nuk është ashtu siç duket. Ai që deklaron se “Unë nuk do ju tradhëtoj kurrë” është tradhëtari më i madh, dhe ai që deklaron se “Kjo është e vërteta” por ju thotë një gënjeshtër të madhe.
“Sa më e madhe gënjeshtra, aq më shumë besohet ajo” ka thënë Joseph Goebbels, shefi i propagandës së Adolf Hitler dhe regjimit të tij Nazist. Ai gjithashtu tha se “E vërteta është armiku më i madh i shtetit”. Nazizmi dhe Goebbels na lanë shëndenë, por propaganda politike vazhdon edhe sot në forma të reja në këtë periudhë neo-liberale që ka zaptuar botën.
Ka një mënyrë për të shpëtuar nga gënjeshtrat që na serviren çdo ditë, apo ti afrohemi sado pak të vërtetës politike apo retorike. Lexoni Kuintilianin dhe veprën e tij Instituti Oratorisë, ose Aristotelin dhe veprën e tij Retorika, shkrimet e Eduard Bernays, e mjeshtër të tjerë të PR. Por duke e njohur mirë dashurinë e njeriut neo-liberal për rrjetet sociale, e dyshoj që librat e trashë, të vjetër dhe të bezdisshëm do ju marin kohë nga leximi i vyer i statusve në Facebook, aty ku politika jo vetëm nuk është ashtu siç duket por aty ti ndjehesh sikur je vetë Kryeministri apo Presidenti i vendit./Dr. Bledar Kurti
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

Ky është çasti z. Kryeministër

Elson Bajrakurtaj Më 26 mars 2012, në London School of Economics, unë isha student dhe ju ishit lideri i opozitës....

Kryesore4 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook