Shkupi gëlon nga atmosfera dhe tifozët nga e gjithë bota.
Siguri e lartë, atmosferë dhe festë ka qenë e gjithë dita e sotshme në Maqedoni.
Ndërsa vëmendja mediatike nuk i ka munguar asnjë moment kësaj ndeshje historike për Maqedoninë asnjë detaj nuk është anashkaluar.
Menaxheri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka shëtitur sot në çarshinë e vjetër të Shkupit, pak orë para duelit që klubi anglez e zhvillon ndaj Real Madridit në Superkupën e Europës.