Lidhu me ne

Kryesore

Fakulteti i Drejtësisë më i preferuari nga maturantët

Ndonëse tregu i punës është i tejngopur nga juristët, avokatët dhe noterët, Fakulteti i Drejtësisë mbetet më i preferuari nga maturantët edhe këtë vit, pas degës Administrim Biznesi të Fakultetit Ekonomik.
Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore, këtë vit kanë aplikuar mbi 6.000 maturantë në Fakultetin e Drejtësisë.
“Vendin e parë e mban Administrimi i Biznesit, që ndiqet nga Fakultetin e Drejtësisë. Më tej vijon Psikologjia, e kështu me radhë”, thotë Rezana Vrapi, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.
Edhe shkencat e Telekomunikacionit janë degë të prefruara nga maturantët. Ndërkohë që dega më e vështirë është ajo e mjekësisë, të cilën ndonëse shumë e duan, nuk e arrijnë të gjithë.
“Një nga degët që rezulton si më e vështira, por shumë e kërkuar nga ana e maturantëve, është padiskutim Mjekësia e Përgjithshme, e më pas të gjitha degët e Mjekësisë si Farmacia apo Stomatologjia. Kjo për faktin se Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka vendosur një notë mesatare mbi 8.5, gjë që nuk lejon maturantët nën këtë mesatare që të aplikojnë. Edhe nëse ka maturantë me mesatare 8.5 apo 8.6 që aplikojnë, gjasat për ta fituar këtë degë janë të kufizuara, për shkak se këtu konkurrojnë maturantët më të mirë të të gjithë Shqipërisë”, tha më tej Rezana Vrapi.
Ndërsa si universitete, më i preferuari nisur nga aplikimet e maturantëve, në vend të parë është Universiteti i Tiranës, e më pas vjen Universiteti i Mjekësisë, duke pasuar me Politeknikumin.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore8 minuta më herët

Ky është çasti z. Kryeministër

Elson Bajrakurtaj Më 26 mars 2012, në London School of Economics, unë isha student dhe ju ishit lideri i opozitës....

Kryesore4 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook