Lidhu me ne

Aktualitet

Partia qesharake e Shqipërisë

Dje, televizioni “Abc News” solli në vëmendje një koment të deputetit demokrat, Edmond Spaho, njeri i Lulzim Bashës, sipas të cilit pjesë e reformës kushtetuese është edhe sanksionimi i votimit si detyrim. Në lajmin e publikuar në faqen e televizionit në thelb thuhet se detyrimi për të votuar sipas Spahos rregullon marzhin e shitblerjes së votës dhe rëndësisë që fiton vota e blerë nëse një pjesë e madhe nuk shkon në votime. Pra nëse pjesëmarrja rritet, pavarësisht sesi votohet, blerja e votës humbet kuptimin pasi pesha specifike në totalin e votave bie apo neutralizohet.
http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/88166
Të njëjtin propozim bëri edhe krushku i Sali Berishës, Luan Malltezi, që përmes një opinioni pak javë më parë, dilte në cilësinë e ekspertit zgjedhor dhe të njeriut të brendshëm, duke dhënë garanci se kjo do të ndodhë.
http://www.respublica.al/2017/07/05/luan-malltezi-jep-garanci-q%C3%AB-nu…
Kjo lëvizje, sugjeron dy aspekte: së pari se PD-ja nuk është e angazhuar edhe aq për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në thelb 200 mijë votat që i fluturuan Lulzim Bashës e të cilat shpresonte t’i merrte, nëse detyrohen të kthehen para kutisë së votimit, nuk prodhojnë shumicë për PD-në, por fakt është se rrisin peshën e saj. PD-ja po kërkon të menaxhojë më mirë “huqet” e këtij sistemi që sërish penalizon partitë e tjera. Në këtë pikë, PD-së i duhet ky konçesion nga PS-ja vetëm për të ndrequr punët e veta që i bëri lëmsh më 25 qershor.
Së dyti, kjo provon se sa e aftë është partia e Lulzim Bashës për të qenë serioze. Pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Basha, por edhe Berisha, e pas tyre edhe berihai i deputetëve të PD-së, nisën të flasin për bojkot të 2.7 milionë shqiptarëve ndaj Edi Ramës. Berisha madje foli për 2.7 milionë shuplaka, duke harruar se bojkoti i prek të dy njësoj. Edhe atë që do rilindte Shqipërinë, edhe ata që dolën me këpucë të kuqe më 25 qershor. Mund të pyetet nëse shqiptarët i dhanë 2.7 milionë shuplaka Edi Ramës, pse duhet që PD-ja të kërkojë detyrimin me ligj për të votuar?
Kalimi drejt votimit si detyrim është një masë që kjo pakicë shqiptarësh po bën për të legjitimuar veten. Frika e bojkotit nuk është imagjinare. Nëse bojkoti përsëritet në shifra të tjera sërish, legjitimiteti i insitucioneve vihet seriozisht në pikëpyetje. Nga ana tjetër në kushtet kur reformimi i sistemit politik me parti politike si reparte ushtarake është gjëja e fundit që përmendet, të kërkosh votën me detyrim, është antidemokratike. Dhe cinike. Pa folur për paaftësinë për ta realizuar një gjë të tillë. Nuk është çudi që në këtë përpjekje të qëndrojë edhe PS-ja, e cila sot përdor të ashtuquajturën opozitë. Përpjekja disa mujore për të përputhur vendbanimin me gjendjen civile, me thirrje për gjoba e të tjera hata nga ky farë shteti, përveç se detyrim ligjor, vjen edhe në kontekstin e kësaj nisme për të cilën duket se ka dakordësi. Në vend se të kërkojë falje dhe të shohë problemin te vetja për atë që ndodhi, “opozita” shqiptare, shtojcë e administratës së qeverisë, sugjeron sanksione për ata të cilët kanë pështirosje dhe bojkotojnë fytyrat e hajdutëve – siç e quajnë edhe vetë njëri – tjetrin – që popullojnë PD-në dhe PS-në.
Dhe ndodh kjo vetëm në kuadër të një shqetësimi të partive, ndërkohë që për referendume për çështje të caktuara, bllokimi i të drejtës është automatik nga të dyja partitë. Argumentet se këtë e kanë shumë vende nuk vlejnë pasi çdo vend ka specifikat e veta. P.sh ky deputeti Spaho mund ta dijë, sepse ja ka marrë dorën deklaratave për shtyp, se nuk ka vend tjetër në Europë ku çdo votë ka rrezik të shkojë për një rrënjë hashash, se deputeti apo kandidatët mund të jenë gjithfarë sorollopësh me precedentë penalë. Ku listat i bën Luli dhe Edi pa pyetur kënd. Se nuk ka vend tjetër me kaq korrupsion shtetëror dhe që përbuzet kaq shumë ngado. Pra rregullohet oferta njëherë e cila mund të sjellë vetë njerëzit në votime, diçka që mesa duket është e pamundur për bujarët e rinj të integrimit./Respublica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook