Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Irlandë, ku një studente nuk ka njohur kryeministrin e vendit, ndërsa ai shkoi në restorantin ku ajo punonte.
Një moment ky i sikletshëm për studenten Emma Kelly pasi kishte lënë të prisnin për 20 minuta kryeministrin Leo Varadkar dhe mikun e tij.
“Ata donin të uleshin jashtë kështu që u thashë se do t’ju duhej të prisnin”, tha studentja.
Pasi mësoi se kishte të bënte me kreun e qeverisë studentja shkroi në “Instagram”: “Ai ishte me të vërtetë i këndshëm dhe nuk u irritua nga fakti që nuk e njohëm”.