I zgjuar, elokuent, i pafrikë për t’u bërë pyetje nga më të guximshmet të ftuarve të tij, qofshin pushtetarë apo jo, dhe me një përgatitje të parreshtur për çdo emision, Blendi Fevziu është padyshim modeli i gazetarit që frymëzon çdo kënd që aspiron këtë fushë! Opinion binomi i emrit të tij tashmë e dy dekada është  emisioni më i rëndësishëm në vend. Në prag të celebrimit të 20-vjetorit të tij, që pritet të mbahet në 7 Shtator, në tarracën e korpusit të Universitetit Nënë Tereza, Blendi Fevziu ndan me lexuesit e portalit bordo.al disa nga detajet e kësaj ngjarjeje, që përsos 600 të ftuarve do të ketë edhe një trasmetim ‘live’ për publikun e gjerë!
Zoti Fevziu, 20 vite për jetën e një njeriu janë koha kur ai është bërë i zoti i vetes, gati të dalë në jetë! Po, për Opinion çfarë vlere kanë në sytë tuaj si krijuesi i tij këto 20 vite?
Në aspektin profesional është gjëja ime më e rëndësishme. Ose mund të thoja më e mundimshmja sepse unë do ndihesha më mirë dhe do thoja që më shumë kujdes i kam kushtuar librave. Por padyshim është thuajse gjithçka që unë kam dhënë profesionalisht në këto 27 vite karrierë në gazetari.
Si keni menduar ta celebroni këtë përvjetor? Çfarë të veçante do të ketë ndryshe nga 15-vjetori i Opinion?
Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Festimi i 15 vjetorit ishte një kokteil i organizuar me afro 400 të ftuar. 20 vjetori është dicka krejt ndryshe dhe tjetër. Theksi do jetë në ekran më shumë.
Nga sa kemi kuptuar në Instagram duket se vendi që do ta festoni këtë herë do të jetë Sheshi Nënë Tereza. Gabojmë? Nëse jo, përse ky vend? Ka ndonjë domethënie të veçantë për ju?
Do të jetë taraca përpara Korpusit të Universitetit. Një vend me të cilin lidhen shumë prej të ftuarve të mi. Një vend ku kanë kaluar të gjithë ata që kanë qenë studentë në Tiranë e njëkohesisht një vend në mes të njerëzve. Por nuk ka ndonjë domethënie të ve[antë.
Si është menduar festa këtë herë? Sa do të jetë numri i të ftuarve?
Nuk jam ende në brendësi të detajeve, por për një gjë jam i sigurtë, më shumë se sa festë do jëtë një reflektim dhe shikim i gjërave që kemi pasur gabim apo keq këto vite. Një ironi në rradhë të parë me veten. Midis atyre në ekran dhe atyre në pritje do jenë afro 600 vetë.
Besoni se është rasti që ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha, të thyejë akullin mes jush dhe të vijë në këtë jubile?
Berisha do të jetë i pranishëm me intervistë në transmetimin tonë të 20 vjetorit, por nuk e di nëse do jetë fizikisht. Njoftimi i personave ka nisur vetëm dje dhe ende nuk kemi bërë bilance. Gjithsesi ftesa është e tija dhe vjen apo jo i takon atij të vendosë.
Pas festës së 7 Shtatorit çfarë do të ndodhë me Opinion? Do të ketë një rikonceptim ky sezon, apo do të vijojë traditën e viteve të fundit (politik deri tek lifestyle)?
Jo, nuk do ketë ndryshime. Më shumë se sa nga temat, do të varet nga ngjarja e ditës. Do ti kushtojmë asaj rëndësi pavarësisht se cila është ajo.
Dalloni për kujdesin ndaj vetes, e keni zgjedhur kostumin dhe aksesorët e ktij rasti? Çfarë do të jenë ato?
Nuk kam pasur ende kohë të mendoj konkretisht, por besoj që në transmetim do jem më një kostum shumë të ngjashëm me atë që kam pasur 20 vjet më parë, ndërsa në pritjen që po ashtu do të jetë live, besoj se do jem në ngjyrën që përdor me shumë, blu e çelur.