Gati 1 vit pasi i hodhi salcën në kokë ministres Nikolla/ Mirela Ruko me parrulla kundër dhunës ndaj grave
Në nëntor të vitit të kaluar studentja Mirela Ruko, aktiviste e Lëvizjes për Universitetin, i hodhi ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, një qese me salcë në kokë gjatë një aktiviteti të FRESSH-it në Tiranë.
Nga shumëkush në atë kohë gjesti u vlerësua si i dhunshëm, e nga disa të tjerë si një gjest simbolik ndaj një përfaqësueseje të shtetit.
Shkak, sipas Rukos në atë kohë dhe lëvizjes ku ajo merr pjesë ishte reforma në arsim e Ministrisë që la pa shkollë mijëra studentë.
Thuajse një vit më vonë Ruko ka dalë në protestën e organizuar dje nga dhjetra vajza të reja pas vrasjes së gjykatëses Fildez Hafizi për të ngritur zërin kundër dhunës në familje dhe masave të ndërmarra nga shteti.
“Pas çdo gruaje të vrarë, fshihet një shoqëri që hesht!”,- shkruante pankarta që mbante në dorë Ruko.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu