Komercializmi i muzikës dhe dalja në skenë e emrave të rinj që vetëcilësohen këngëtar revolton në jo pak raste artistët e vërtetë.
Të kujdesshëm në intervista që të mos rëndojnë zgjedhjen e askujt, pavarësisht se pseudomuzika bëhet në kurriz të artit, këngëtarët e konfirmuar shqiptarë edhe revoltohen ndonjëherë me të drejtë për rrugën që po merr muzika shqiptare.
Këtë herë është revoltuar Elton Deda.

“Ore, problem është që nuk di të këndosh…ore po sado shoqe të kesh që ta fusin duke të thënë që “ti jesuperstar”, moj ti…po ti prapë këndon keq dhe do të vazhdosh të këndosh keq…dhe mbasi të rropatesh duke të rrejt mendja që ben përveç këngës edhe fotografen, do dalësh edhe nja dy herë duke u viktimizuar dhe pastaj do bësh llahtaren në kuzhinë mes tiganëve…oh kohë e humbur o hipsterat e dreqit. Oooo…”, ka shkruar Deda.