Lidhu me ne

Kioske

7 zakonet që i bëjnë të veçanë japonezët

Në kulturën japoneze mund të gjejmë një pafundësi zakonesh kurioze që mund të na habitin. Disa mund të na pëlqejnë, disa jo, disa janë të rralla dhe disa nuk janë aq interesante sa të mund t’i importojmë në kulturën tonë.
Përpikmëri ekstreme. Në Japoni njerëzit janë shumë të përpiktë deri edhe tek minuta. Nëse u thua të të telefonojnë pas orës nëntë, ata do t’ju telefonojnë në nëntë e një minutë. Do t’ju vinte turp nëse do të ishit me 10 min vonesë në një takim. Shërbimet janë ekstremisht të përpiktë, e njëjta gjë ndodh me dyqanet që hapen  e mbyllen në orar.
Hanë oriz për të festuar. Kanë një zakon që hanë një oriz shumë të veçantë, kur u ndodh diçka e mirë. Ky oriz quhet Sekihan dhe është një pjatë me oriz dhe fasule të kuqe. Shërben për të festuar arritjet personale dhe akademike, diplomime, shtatzani, plane martese, deri edhe tek rritja e fëmijëve. Mund t’ju duket e çuditshme, por kur vajzat kanë ciklin e parë menstrual, nënat u përgatisin këtë ushqim për t’i përgëzuar për rritjen, nga ana tjetër edhe djemve kur fillon u del mjekra. Që këtej vjen shprehja Sekihan ni shiyou- më gatuaj një sekihan, kur dikujt i ndodh një gjë e mirë.
Pohojnë në telefon. Shumëkush e di se në Japoni është e natyrshme që njerëzit të përkulen, por dhe kur bashkëbisedojnë pohojnë me kokë si për t’i dhënë të kuptojë tjetri që po e dëgjon. E çuditshme është kur e bëjnë duke folur në telefon. Nëse shihni një japonez që përkulet kur flet në telefon me shefin, mos u habisni.
Përshkruajnë sa i mirë është ushqimi. Është zakon i përditshëm në Japoni. Ata e pëlqejnë shumë ushqimin dhe ndërsa hanë shprehen sesa i shijshëm është. E thonë disa herë sa duket sikur po provojnë ushqimin më të shijshëm të jetës së tyre. E përshkruajnë me detaje shijen si ekspertë kulinarësh.
Rrëfejnë histori tmerri për t’u freskuar. Në Japoni ka një zakon të rrallë, ai i të rrëfyerit të përrallave të frikshme në verë, qoftë mes miqsh, qoftë mes familjarëve. Rrëfejnë për t’u dridhur nga frika që të harrojnë të nxehtit. Është një zakon i përditshëm dhe në verë shfaqin filma horror në televizione.
Pastrimi i klasave. Në Japoni nxënësit pastrojnë klasat, korridoret dhe banjot e shkollës. Kjo është një formë e bashkëpunimit në grupe dhe respekt për vendin ku studiojnë. Është e njëjtë në të gjitha ambientet edukative, në sallat e arteve marciale etj. Është një leksion mbi disiplinën.
Shefi paguan pothuaj gjithçka. Në Japoni janë të zakonshme ato që quhen Nomikai, mbledhjet e shefit me vartësit në bare pas pune. Pas një dite të lodhshme shkojnë në një Izakaya- bar tradicional, ku darkojnë dhe pinë së bashku alkool. Pas qefit duhet paguar, por vartësit kanë një rang më të ulët dhe rroga është e vogël, kështu që paguajnë një sasi të vogël, ndërsa shefat paguajnë pjesën më të madhe të faturës./Bota.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook