Lidhu me ne

Kioske

Aplikacioni që përdorin shqiptarët për komunikim  

WhatsApp është aplikacioni numër një i përdorur në 107 vende të botës, sipas një raporti të ri të teknologjisë.
Por, ndryshe nga trendi global, shqiptarët duket se preferojnë të komunikojnë përmes aplikacionit Messanger të facebook.
Raporti global për aplikacionet më të preferuara të komunikimit tregon se në vitin 2016 shqiptarët përdorën më tepër Messenger të Facebook, duke lënë pas Viber, që ishte aplikacioni më i përdorur i 2015.
Sipas një raporti të ri të SimilarWeb tregohet se Messengeri i Facebook ka marrë vendin e parë në një numër territoresh të reja dhe tani është aplikacioni kryesor i mesazheve në 58 vende të botës.
Sipas raportit, Viber humbi një terren të vogël duke lënë vendin e tij si aplikacioni i kryesor i mesazheve në Shqipëri, Irak dhe Maqedoni, ndërsa WhatsApp-i u shndërrua më i përdorur në Kroaci.
Të dhënat e përllogaritura për përdorimin e aplikacioneve të tilla të vitit 2016 janë analizuar vetëm ato të përdorura nga smartfon me sistem android (jo iOS).
Përdorimi i Facebook
Të dhënat e Internetworldstat tregojnë se Shqipëria ka 1.4 milionë përdorues të Facebook, një shifër që është gati sa 50% e totalit të popullsisë, që jeton brenda vendit.
Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria është e 22-a në Europë sa i përket përdorimit të Facebook, në raport me popullsinë.
Vendet me përdorimin më të lartë të këtij rrjeti social janë Monako, Islanda, Malta, Gjibraltari, Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendet nordike Danimarka. Norvegjia, Suedia etj, ku përqindja e përdoruesve të Facebook varion nga 60 – 75%.
Të gjitha vendet e rajonit, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi janë “fanatikë” të ngjashëm të Facebook me rreth 50% përdorim.
Nëse shohim një tregues tjetër, atë të përdoruesve të Facebook ndaj totalit të personave që kanë internet, Shqipëria e ka këtë indikator rreth 78%, duke u ngjitur në vendin e 12 në Europë.
Shqipëria ka një penetrim të internetit prej 62.6% të popullsisë, duke u renditur e 37-a në Europë (në dhjetëshen e fundit).
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar5 orë më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore1 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore3 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore6 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore8 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike8 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar8 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore8 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar8 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar8 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Facebook