Lidhu me ne

Temporal

Ana e errët e karizmës

Ana e errët e karizmës së udhëheqësve dhe ç’mund të bëjmë ne
Ana e errët e karizmës së udhëheqësve dhe ç’mund të bëjmë neNga Mike Albo
Na pëlqen apo jo, karizma ka shumë rëndësi kur vjen puna te lidershipi. Por duhet të jemi të vetëdijshëm për fuqinë që bindja mund të ketë mbi ne, thotë profesori i shkollës së biznesit dhe studiuesi Jochen Menges.
Uinston Churchill e kishte atë – por po kështu e kishin edhe Eva Perón. Nelson Mandela e kishte – ashtu siç e kishte edhe Adolf Hitleri. Karizma është një forcë që mund të mbledhë njerëzit gjatë kohëve të vështira, por gjithashtu mund t’i verbojë njerëzit, dhe t’i udhëheqë për të pranuar veprime, politike ose kushte të padrejta. Dhe kur vjen puna te lidershipi, ai politik dhe profesional, karizma ka rëndësi më shumë sesa ne do të donim të pranonim.
Ka kohë që mendohet se udhëheqësit karizmatikë i frymëzojnë pasuesit e tyre ose, të paktën, nxisin emocionet e tyre. Por Jochen Menges, një studiues i lidershipit, i lindur në Gjermani, anëtar i fakultetit në Shkollën e Biznesit Gjyqësor të Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar, u nxit që të kuptojë më mirë ndikimin e karizmës tek njerëzit. Në korrik të vitit 2008, ai shkoi për të parë kandidatin e atëhershëm për president, Barack Obama, tek i drejtoohej një audience prej 200,000 vetësh në Berlin. Menges kujton se u ndje “ngrohtë brenda vetes” dhe “i hipnotizuar”. Kur skanoi turmën, “prisja të shihja shumë emocione pozitive, por njerëzit nuk shfaqën asnjë”, thotë ai. “Ata ishin thjesht të ngrirë”. Përvoja e çoi në nisjen e një sërë studimesh.
Në studimet e mëpasshme, Menges zbuloi se karizma shihej shpesh si një forcë pozitive. “Ajo që mungonte ishte një këndvështrim kritik,” thotë ai. “Dhe shumë nga studimet për ekspresivitetin emocional janë përqendruar më shumë tek udhëheqësit, sesa tek pasuesit”. Në një nga studimet që ai kreu, studentëve të universitetit iu kërkua të kujtojnë dhe pastaj të shkruajnë për një udhëheqës karizmatik, ose një udhëheqës të përgjithshëm. Pasi studentët shkruajtën ato që kishin për të shkruajtur, atyre iu shfaqën disa copëza filmash, ndërsa u regjistroheshin shprehjet e tyre të fytyrës. Njërit grup iu shfaq një video pozitive për një bashkim familjar dhe një grupi tjetër iu shfaq një video negative e një çifti, duke humbur një mik. Më pas, fytyrat e pjesëmarrësve u filmuan, ndërsa iu kërkua që të shfaqin disa emocione të ndryshme: neutralë, të lumtur dhe të trishtuar. “Ata që kishin qenë duke menduar për një udhëheqës karizmatik, shfaqën më pak emocione gjatë shikimit të filmimeve”, pavarësisht nëse ata panë videon pozitive ose negative, thotë Menges.
Në një studim tjetër, studentëve të universitetit iu kërkua të lexonin dhe t’u përgjigjeshin skenarëve të vendit të punës. Atyre iu tha se kishin punuar në një kompani për gjashtë muaj dhe pjesëmarrësit kishin një nga këto lloje shefash: me karizëm të lartë, karizëm të ulët, konsideratë të lartë të individualizuar (të ngrohtë, miqësorë), ose konsideratë të vogël të individualizuar. (Termat “karizëm” dhe “konsideratë e individualizuar” nuk u përdorën në përshkrimet e dhëna për pjesëmarrësit në studim, në mënyrë që të mos paragjykonin.) Në skenar iu tha se atyre u është dhënë përgjegjësia për një projekt të kërkuar, dhe pas disa muajsh punë të vështirë, ata i paraqitën idetë e tyre në nivelet më të larta. Në këtë pikë, pjesëmarrësve iu tha se kanë marrë një rezultat pozitiv (“projekti juaj është kaq interesant për menaxhmentin e lartë, saqë jeni ftuar në një seminar javën e ardhshme …”) ose rezultati negativ (“projekti juaj nuk do të marrë asnjë mbështetje nga menaxhmenti i lartë … “).
Në fund, pjesëmarrësit plotësuan Formularin e Rregullimit Emocional, një mjet vlerësimi psikologjik që përdoret për të matur shkallën në të cilën një person i shtyp emocionet e veta. Ata që kishin një shef me karizëm të lartë i shtypën shumë më tepër reagimet e tyre emocionale; nuk kishte rëndësi nëse përjetuan një rezultat pozitiv apo negativ, sipas Menges. Me fjalë të tjera, edhe një prani karizmatike e sajuar, me sa duket, duket se ndikon fort në gjendjen emocionale të një njeriu.
Pse ka rëndësi shtypja e emocioneve? Disa studime kanë treguar se “shtypja e emocioneve përthith burimet mendore, përkeqëson performancën njohëse dhe ndikon nëkujtesën”, sipas Menges. Kur njerëzit janë të angazhuar në shtypjen e emocioneve, ata janë më pak të aftë për të marrë vendime kritike, gjë që i lë më të ndikueshëm prej individëve me pushtet. Si rezultat i gjetjeve të tij nga këto dy studime dhe një tjetër, Menges e ka quajtur këtë ndikim “efektin shastisës”. Por ai beson se karizma, si sjellje dominuese dhe bindëse, është e suksesshme vetëm kur përputhet me sjelljen e nënshtruar nga ana e pasuesve të liderëve.
Sigurisht, jo të gjithë udhëheqësit karizmatikë kanë për qëllim të manipulojnë njerëzit, thotë Menges. Merrni Nelson Mandelën apo Gloria Steinem, për shembull. “Këta lloj udhëheqësish kanë qenë të rëndësishëm kur shoqërisë i duhet një ndryshim”, thotë ai. Megjithatë, “nëse doni që ndjekësit të kontribuojnë dhe marrin pjesë, ajo që duhet të bësh është që ta shpërndash mesazhin jo vetëm përmes fjalimeve, por edhe formave të tjera”. Kjo mund të përfshijë artikuj dhe intervista, formate në të cilët njerëzit kanë distancën dhe aftësinë për të bërë një vlerësim më kritik.
Më e rëndësishmja, ne ndjekësit duhet të jemi mendjekthjellët. Duhet gjithashtu të kuptojmë se gjatë situatave të caktuara, si kriza ekonomike apo periudha paqëndrueshmërie sociale, mund të jemi më të prirur për t’u ndikuar, kështu që duhet të bëhemi rojat e vetes kur të vijnë këto kohëra. Eshtë e vështirë të mos i jepesh një udhëheqësi karizmatik, thotë Menges. “Por detyra jonë është t’i kujtojmë vetes se ai apo ajo janë thjesht qenie të zakonshme njerëzore”. / Ted Talks /  Bota.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook