90 për qind e dasmave të mikeshave të mia, ku kam qenë janë martuar sepse ose kanë qenë shtatzënë ose kanë pasur partnerët emigrantë!”
Kjo ka qenë e thëna disi e çuditshme, në Wake Up me gazetaren Fjodora Fjora.
E ftuar për një temë që kishte në fokus marrëdhëniet në çift, ku partnerët jetonin në shtëpitë e veta, – nuk preferonin bashkëjetesën, Fjodora ndau shumë nga pikëpamjet e veta.
Nëse realiteti që na rrethon është iëketillë, pra ku në Shqipëri martohen vetëm pasi mbeten shtatzënë, apo martesat kryhen vetëm me ata që janë emigrantë, atëherë shoqëria shqiptare duhet thënë shkoqur që është në një krizë të vërtetë.