Kur në 20 dhetorin e vitit 2001, televizioni më i ri në qytet Top Channel transmetoi të parin edicion informativ në mbrëmje, prapa kuintave më i emocionuari nga të gjithë pas Tan Hoxhës me bishtalec aso kohe, ishte dikush tjetër. Enkel Demi ishte i pari drejtor Informacioni i ekranit që kishte nisur një erë të re ndryshimesh për epokën e mediave moderne shqiptare.

Por, si gjithnjë kur ka investime të reja nëpër redaksitë me ambicje për të pushtuar gjithçka menjëherë, historia e Kelit nuk zgjati shumë, sepse në vitin 2002, vendin e tij e zuri një tejtër gazetar i njohur i gjeneratës së gazetarëve të pas ’90, Andi Bejtja. Me të gjitha ulje ngritjet e raporteve të tij të përherëshme me Tanin e Topit, ia doli që ta drejtonte gjithësesi departamentin e informacionit deri në vitin 2005, kur PS e Fatos Nanos humbi në zgjedhjet e atij vit dhe PD u rikthyer në pushtet dhe Kryeministër u bë Sali Berisha.

Çdo faze e re politike, me sa duket ka nevojë për energji dhe emra të rinj në drejtim. Ishte periudha që thirri në skenë për herë të parë për të drejtuar informacionin e Top-it, Sokol Ballën, i cili për kater vjet me radhë, deri në 2009 arriti që të përballonte një nga periudhat e përplsjeve më të forta mes Berishës dhe Drtian Hoxhës të shoqëruara veç të tjerash me gjoba miliona dollarëshe, kur televizioni më I madh atëherë në Shqipëri u kërcënua të mbetej pa shtëpi, sepse Piramida do shembej.

Në vitin 2009 PD mori edhe një mandat të dytë qeverisës, ndërkohë që Kol Balla e la mandatin e tij të parë, për tia lënë stafetën Bledar Zaganjorit që kishte qenë deri atëkohë, Kryeredaktor i lajmeve sëbashku me Mentor Kikinë. Zaganjori u bë ashtu urtë e butë, edhe Drejtori më jetëgjatë i informacionit në televizon, nga ku iku në janarin e 2017, për të bërë rokadë sërisht me Sokol Ballën. I cili dje dorëzoi detyrën për tia lënë stafetën një prej dishepujve të tij në gazetari, Endri Xhafos.

Drejtorët e Informacionit të Top Channel
  • Enkel Demi 2001- 2002
  • Andi Bejtja 2002- 2005
  • Sokol Balla 2005- 2009
  • Bledar Zaganjori 2009- 2017
  • Sokol Balla janar- nëntor 2017
  • Endri Xhafo
/alpenews.al/