Lidhu me ne

Aktualitet

Dezertuan apo emigruan? 

Dje është bërë publik lajmi se katër komando të ushtrisë shqiptare nuk janë kthyer në Shqipëri pas përfudnimit të një kursi trajnimi në Britaninë e Madhe. Ministria e Mbrojtjes nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar por ka vepruar duke kryer kallëzimin penal.
Ligji parashikon dënime për personat që nuk paraqiten në detyrë dhe këtu çdo gjë është e qartë. Disi e pavend mbetet termi Dezertim, që po përdoret në mediat për largimin e katër efektivëve, Ylber Tokrri, Aleksandër Shkulaku, Klevis Lamkaj dhe Reni Ajazi.
Në një prononcim të dhënë sot, një prej prindërve të Aleksandër Shkulakut, ka deklaruar se largimi ka ndodhur për arsye ekonomike. Më tej ai ka bërë thirrje që efektivi të kthehet në Shqipëri, por në çdo rast vështirë se kjo sjellje mund të riparohet. Në këto kushte, termi Dezertim ngjan i pavend për sa kohë që kemi të bëjmë me qytetarë në uniformë që paguhen në minimum. Mandej, kjo ikje të kujton ato ikjet e fundit të viteve ’80 të shekullit të kaluar, kur ndonëse ligji ishte i qartë, situata e sfidonte në thelb kuadrin e tij.
Në fund nuk pati Dezertime, edhe pse u rrëmbyen anije dhe u braktisën postblloqe, por emigrim. Ikje, ikje sa më shpejt nga një jetë që përkufizohet vetëm nga mbijetesa.
Rasti e do që ikja e efektivëve nëse nuk zbulohet arsye tjetër është në kontekstin e klimës së emigrimit që ka tre vjet që është rënduar. Për këtë arsye edhe Dezertimi, sidomos në një vend që aderon në NATO, ku bën pjesë edhe Britania në të cilën ushtarët kanë qëndruar, ngjan nocion abstrakt. pse ligji formalisht e trajton kështu. Dhe edhe pse kufijtë e Shqipërisë tani po ruhen me policë të huaj.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix12 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix12 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix12 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix12 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix12 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar12 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport12 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix12 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix13 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook