Simboli i shqiponjës dykrenare me dy duar në gjoks, aq shumë i përdorur nga artistët, futbollistët dhe të gjithë shqiptarët e njohur nëpër botë ka një histori qe nuk daton shumë larg në kohë.
Sipas tenorit shqiptar Bashkim Paçuku ky simbol për herë të parë është përdorur nga ai në vitin 1989.
Ai shkruan:
Unë në jam krijuesi i simbolit të shqiponjës dykrenare me dy duar në gjoks më 1989 në Festivalin internacional të Shansonës në Rogashka Sllatina të Sllovenisë, Simbol ky që tashmë me fuqinë e vetë semantike që ka, u bë simboli më i famshëm në botë. E krijova até kur unë përfaqësoja këngën shqipe nga Kosova e titulluar: “Tungjatjeta Nëna Plakë, Flok’bardha Ime Moj” (Brendia e fjalëve i dedikohet Nënës Shqipëri).
Melodinë: Reshat Randobrava – Kosovë 
Fjalët: Dritëro Agolli – Shqipëri
Orkestrimi: Maestro Bojan Adamić, Kompozitor/Dirigjent i famshëm slloven, siç shihet edhe në VIDEO duke dirigjuar me Orkestrën e RTV-it të Lubjanës.