Lidhu me ne

Kryesore

Mitroja për Robert Ndrenikën

Haberet e Mitros për Robert Ndrenikën

Nga Mitro Cela
Rreth viteve 70-të mora shtëpi në rrugën “Myslym Shyri”. Karshi pallatit zgjatej një rrugicë. Në fund të saj, një shtëpi e rrethuar me mur…Rrallë shihja një derë që hapej. Dilte një djalë. Ishte Robert Ndrenika. Një ditë I zura pritë tek tuneli. I zgjata dorën: -Të kam parë në film! -Të kam lexuar në gazetë. Të pëlqen teatri? -Nuk di ku bie dera e Teatrit Kombëtar?! -Mëkat!
Vjen me mua të presim bileta? Rrallë i bie fati njeriut, të shoh edhe një kryevepër si “Pamja nga ura”; edhe të luajtur nga një artist I madh, si Pirro Mani. Nuk ia prisha. Më shumë për tu mburrur se kisha mik Robert Ndrenikën. Nga ajo ditë nuk I jam ndarë teatrit. Berti u bë sebep që unë të kisha miqësi me ajkën e aktorëve dhe regjizorëve: Dhimitër Anagnosti, Pirro Mani, Kadri Roshi, Sandër Prosi, Sulë Pitarka, Tinka Kurti, Ndriçim Xhepa, Roland Trebicka… Më 31 mars 1991 u bëra deputet I PD-së. Punoja ndërkohë në gazetën “RD”. Bie dera. U fut Berti: -U bëre deputet, mo Miti? Urime! Po bërë një vërë në ujë, do të qajmë si tek filmi: “ Të vranë, o Miti, të vranë?!” Politika de! Të njoh. Je djalë I urtë! Politika kërkon çakej…Me të lexuar e kam… Shkurt 1992. Isha graduar. Kryeredaktor I “RD”-së. Isha caktuar për deputet në Patos. Pa trokitur, u fut në zyrë Berti. U ul. Ngrysi vetullat. Lëshojë duart. Pa fjalë. -Të paska ngrënë gomari bukën? -Më thirri në zyrë, Sali Berisha.
Regjizori juaj I PD-së: Më tha: Populli I Dumresë të do për deputet?… I plasi barku për mua. Thash…Mendohu? Më tha. Përgjigjen e dua pas tre ditëve…Rrugës për të zyra jote mu kujtua koha e qoftëlargut…Kur do bëhej ndonjë film, më thërriste regjizori. “Bert! Kam një skenar të bukur. Të dua edhe ty në film. Por ti e di vetë: Ke rol negativ?!” Më ishte arratisur vëllai në Gjermani. Isha me “kleçkë” në biografi. Edhe propozimi I Berishës, me kujtoi regjizorët e filmave. Ti si thua? – Unë them pranoje. Por “pyet shtatë a tetë dhe bën si do vetë?” -Na qënke bërë edhe diplomat, mo Miti?! Dhe të dy u zgjodhëm deputetë. Rrinim së bashku nga fundi I sallës. Kaluan 6 muaj. Berti si në gjëmba. Më fton për kafe. -Më more në qafë. Në skenë luaj çdo rol. Prefekt. Yzmeqar. Aga. Partizan. Ballist.
Rolin e deputetit nuk e honeps. Bëj të flas. Më mbetet fjala në grykë…Shiko aktorët që kemi në parlament? Ai me baluke, është nga Korça. Ka qënë spiun. Shiko këtë burrin karshi? Ka qënë diplomat dhe gjykatës në kohën e Enverit. Sot ka vënë në grykë të topit këdo që I del përpara? Shiko këtë ministrin? Thonë se nuk ka ku fut paratë, që I vjedh miletit? …Po më zihet fryma! Dua të iki një orë e më parë…Por më kanë zënë kokën me derë, njerëzit e thjeshtë që më dhanë votën?!…Për një gjë jam I sigurtë: Nuk do gjendet regjizor, të më mbushi kaptinën, të bëhem përsëri deputet?!… Dhe e mbajti fjalën!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix23 orë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix23 orë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix23 orë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix23 orë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix23 orë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar23 orë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport23 orë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix23 orë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix24 orë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook