Lidhu me ne

Kryesore

Ndalohet pirja e duhanit në filma, ndodh në Francë  

BE është shprehur pozitivisht ndaj idesë së Francës për ndalimin e pirjes së duhanit në filma. “Komisioni mirëpret të gjitha hapat e ndërmarra nga vendet e BE për të luftuar pirjen e duhanit veçanërisht në mesin e të rinjve”- tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anca Paduraru.
Gjatë diskutimit në Senat për rritjen e çmimeve të cigareve, ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, theksoi se është e gatshme të ndërmarrë “veprime vendimtare” për të luftuar pirjen e duhanit dhe ndalimin në filmat francezë. “Nuk e kuptoj, pse cigarja është kaq e rëndësishme në kinemanë franceze”-theksoi Buzyn.
Edhe senatorja socialiste, Nadine Grelet-Certenais u shpreh kundër filmave francezë që sipas saj promovojnë reklamimin e duhanit. “70% e filmave të rinj francezë përfshijnë të paktën një skenë të një aktori që pi duhan. Kjo  pak a shumë  kontribuon në përhapjen e përdorimit të duhanit dhe e promovon atë tek fëmijët dhe adoleshentët”- tha Grelet-Certenais.
Ndërsa Dominick Nguyen nga Rrjeti Evropian për Parandalimin e  Pirjes së Duhanit  (ENSP) thotë se «një veprim i tillë do të ishte një hap i rëndësishëm në drejtim të luftës kundër duhanit, sidomos në mesin e të rinjve”. “Në Francë, më shumë se ¼ e adoleshentëve  të moshës 15 vjeçare janë duhanpirës të rregullt. Çdo iniciativë që i pengon ata të jenë objektiv i industrisë së duhanit konsiderohet e dobishme për t’i mbrojtur ata nga jetë e varësia e vesit”.
Nga ana tjetër, Drejtori i Forest EU, Guillaume Périgois beson se një masë e tillë është “censurë e çuditshme”. “Fakti që karikaturat për fëmijë nuk tregojnë skena të pirjes së duhanit është e mirë. Megjithatë, filmat për audiencë më të madhe duhet të jenë në gjendje të pasqyrojnë jetën reale, jo një botë pa tym. Në pjesën më të madhe të botës perëndimore, përfshirë Francën, 1/4 e 1/3 e popullsisë së rritur e pi duhanin”- tha ai.
Direktiva e rishikuar e produkteve të duhanit në BE hyri në fuqi në maj të vitit 2016 dhe paraqiti kontrolle më të rrepta mbi konsumin e duhanit. Kështu 65% e sipërfaqes së një pakete duhet të përfshijë imazhet paralajmëruese të efekteve shëndetësore.

http://www.protothema.gr/world/article/733954/i-komision-epikrotei-ti-ga…

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook