Lidhu me ne

Kryesore

“Kam miliona në bankë, por ja ç’kam kuptuar tani që jam 80 vjeç”

“Kam miliona në bankë, por ja ç’kam kuptuar tani që jam 80 vjeç”Morgan Freeman,është një aktor dhe regjisor filmi nga Shtetet e Bashkuara.
Sot 80 vjeç, i dergjur në shtrat dhe i sëmurë, ai ka dhënë një mesazh për të gjithë që të mos humbasin drejt lumturisë së gënjeshtërt të lekut por t’i përkushtohen një qëllimi tjetër…
*****
“Të kisha më shumë nuk ishte e mjaftueshme”.
“Unë jam 80 vjeç dhe fatkeqësisht jam shtrirë në një krevat spitali. Kam miliona dollarë në bankë, por nuk mund të blej dot shëndet për të shpëtuar jetën time. Kam familjarë dhe miliona fansa në mbarë botën, por tani ndihem krejtësisht i vetëm.
Sepse unë e kam jetuar jetën time gabim dhe nuk dua që kjo gjë të të ndodhë edhe ty.
Nëse ke dëshirë të më dëgjosh dhe të ndryshosh, kjo mund të të ndihmoj ta ndryshosh të ardhmen tënde. Do të doja shumë që dikush të m’i thoshte këto gjëra edhe mua, kur isha në moshën tënde.
Paraja nuk është vetë e ligë, pasi është thjesht një letër me njëfarë vlere që e përdorim për gjërat që na duhen. Por nëse paraja nuk është e ligë, ju natyrisht e pyesni veten, çfarë është e ligë?
E ligë është dëshira obsesive dhe e papushim që kemi për të pasur më shumë. E ligë është të vendosësh një çmim për zemrën dhe shpirtin tënd duke marrë në këmbim sukses financiar. E ligë është ta blesh lumturinë sërish dhe sërish dhe të mos ndalesh.
Nëse je i tillë, imagjino sikur t’i humbasësh të gjitha lekët e tua. Çfarë do të të mbetet? Zgjidhja e vetme që njeh, është të kërkosh më shumë vetëm për të pasur më shumë. Mirëpo nuk do të kesh më mundësi. Nuk do të kesh më mundësi të blesh lumturi të rreme. Kështu që, kush je ti tani që humbe paratë? Ku janë të gjithë ata që i mendoje miq, kur ishe i/e rrethuar nga paratë?
Nëse je i tillë ti mund të humbur familjarët, miqtë, të dashurit e tu  dhe gjithë të tjerët rreth vetes. Pse? Falë arrogancës tënde. Pse? Për shkak të dëshirës tënde për të pasur më shumë. Kjo të devijon nga qëllimi i vërtetë që duhet të kishe në jetë.
Unë nuk po them se nuk ke të drejtë të jesh financiarisht i suksesshëm. Unë po them se duhet të kesh një qëllim të madh për të arritur në jetë, shumë më sipër se ai i të qenurit financiarisht i suksesshëm.
Pra ti mund të ndryshosh vetëm, nëse ndryshon konceptin që ke për suksesin. Kur ta kuptosh këtë, ti mund të ndryshosh marrëdhëniet e shkatërruara dhe të ndërtosh marrëdhënie të reja. Ti mund të falësh veten tënde dhe ata që të lënduan. Ti mund të ribalancosh prioritetet e tua në jetë. Ti mund të shërosh martesën tënde dhe të krijosh një dashuri të fortë që kurrë nuk e mendoje të mundshme. Ti mund të bëhesh prindi më fantastik i mundshëm në çdo moshë, edhe në moshën 80 vjeçare, por mos prit deri në atë moshë.
Ti gjithmonë do të kesh mundësi të bësh më shumë para, por nuk do të kesh kurrë mundësi të fitosh më shumë kohë. Një ditë ne të gjithë do të vdesim. Për çfarë do ti që të të kujtojnë? Cili ishte qëllimi yt më i madh në këtë botë?
Kur të përballesh me një botë ku ekziston dashuria e vërtetë, do të kuptosh se dashuria për ty ka qenë ajo dëshira jote e fortë për të pasur më shumë. Transformoje atë dashuri në një dashuri tjetër me ndjenja. Dhuro ndjenja përditë e më shumë nga vetja dhe pavarësisht se si do të venë gjërat, mos u pendo. Bota ka nevojë për ty më shumë se kurrë. Së bashku, dashuria, vullneti dhe mirësia do ta mundin të ligën. Një herë e përgjithmonë”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook