Lidhu me ne

Sport

Historia/ Kush është Anthony Joshua, njeriu që la drogën dhe u bë kampion në boks

Boksieri britanik, Anthony Joshua u bë i famshëm me fitoren ndaj Wladimir Klitschkos, me të cilën u bë kampion në 2 versionet më të rëndësishme të boksit, IBF dhe WBA. Triumfi ishte kulmi i një rrugëtimi të pabesueshëm, prej qëndrimit në burg dhe përdorimit të drogës, deri të dueli që u zhvillua para 90 mijë shikuesve. Anglezi parashikohet se mund të bëhet kampion absolut në kategorinë super të rëndë të boksit.

Kush është Joshua dhe ku u rrit?
Ai u lind më 1989 në Watford të Anglisë dhe prindërit e tij janë nga Nigeria. Si fëmijë jetoi disa vjet në Nigeri, para se të rikthehej në Watford kur ishte 7 vjeç dhe kur edhe u regjistrua në shkollë. Si fëmijë ishte i shkëlqyeshëm në futboll dhe në atletikë, kishte vrapuar 100 metra për vetëm 11,6 sekonda kur ishte vetëm 9 vjeç. Filloi stërvitjet e boksit kur ishte 18 vjeç.
Në Olimpiadën e vitit 2012 e fitoi medaljen e argjendtë. Prej vitit 2013 kur nënshkroi kontratë me kompaninë Matchroom Boxing, ai ka fituar të gjitha 20 duelet në boksin profesionist.
Ai u shpall kampion i Britanisë së Madhe duke fituar me nokaut në raundin e 7  ndaj Dilian Whyte, një ndër boksierët që renditet latë edhe sot në boks.
Më 2016 e mposhti me nokaut Chales Martin duke u kurorëzuar me titullin e kampionit të IBF. Pastaj erdhi dueli me Klitschkon të cilin e nokautoi në raundin e 11 në njërën ndër duelet më interesante të historisë së boksit.

Kur debutoi Joshua?
Joshua debutoi vetëm 3 muaj pasi u regjistrua si boksier profesionist, duel në të cilin e nokautoi kundërshtarin Emanuele Leo vetëm 2 minuta e 47 sekonda pas fillimit të duelit.
A ka të dashur?
Joshua thotë se nuk ka kohë për të dashura, dhe mund të qëndrojë ‘i lirë’ deri sa të përfundojë karrierën.
“Nëse njerëzit mund të udhëtojnë me mua për 10-12 vitet e ardhme, do të jem i kënaqur, por nëse nuk mund të parashikojnë të ardhmen, më mirë të ‘zbresin nga barka’ sepse për momentin nuk mund të ndalem për askënd”, ka thënë Joshua për Evening Standard.
“Carl Froch kishte 12 vjet karrierë dhe një ditë ajo përfundoi, tani ai ka gjithë kohën e botës për familje dhe biznes”, ishte shprehur ai.
Së fundmi ai ishte takuar me modelen Bella Hadid, por gjithçka përfundoi me një flirt dhe asgjë nuk ndodhi më pas. Joshua ka një djalë me Nicole Osborne, një mësuese vallëzimi me të cilën ka qenë në lidhje të herëpashershme që nga shkolla e mesme. Djali i tij, Joseph Bayley Temiloluëa Prince Joshua u lind më 2015. Joshua i bleu atij dhe nënës një apartament në vlerë rreth 500 mijë funta.
Sa para ka fituar?
Para duelit kundër Klitschkos, në 18 duele Joshua kishte fituar rreth 15 milionë euro. Në duel me Klitschkon fitoi më shumë, 17 milionë. Ekspertët kanë parashikuar se brenda një dekade ai do të bëhet sportisti që ka fituar më shumë para nga sporti./GazetaMetro
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook