Lidhu me ne

Aktualitet

Ja si u vra Aleksandër Ndoka/ Video 3D

Para se të kthehej në shtëpi mbrëmë, ku e prisnin vrasësit, Aleksandër Ndoka kishte qenë tek lokali “Apokalips” në pronësi të tij, që ndodhet në periferi të qytetit.
Report TV ka arritur të ndjekë dhe të përshkruajë itinerari e ndjekur nga Ndoka mbrëmë në darkë, para se të vritej. Lokali “Apokalipsi”, që shihni në këtë foto, ndodhet në rrugën nacionale E 851, që lidh Lezhën me Shkodrën. Lokali nuk është shumë larg nga banesa e tij. Ndoka ndodhej këtu mbrëmë, para se të hipte në makinën e tij e të nisej për në shtëpi. Përmes një rikonstruksioni të ngjarjes në 3D, kemi ndjekur rrugën që ka bërë nga lokali i tij Aleksandër Ndoka me makinën Mitsubishi të zezë, me targë AA 382 SE, për të arritur në vilën, ku e prisnin vrasësit.
Ndoka ka përshkuar më pak se një kilometër në rrugën E 851, në drejtim të Shkodrës: fjala është për një rrugë të re, kështu që mjaftojnë pak minuta për të mbërritur ne kryqëzimin majtas te con drejt kodres përballë Kishës së Zonjës Nunciate. Këtu, Aleksandër Ndoka ka kthyer prape në të majtë, duke hyrë në një rrugë të vogël, me emrin “Bec Patani”. Kjo është rrugica që të çon në vilën private, ku banonte Aleksandër Ndoka me familjen e tij, si dhe vëllai Arben me familjen e tij.
Siç duket nga ky rikonstruksion, rrugica nuk është e asfaltuar dhe është kjo trajtektore e shkurtër që ka përshkuar Ndoka, siç ka bërë çdo ditë, për të arritur tek hyrja e vilës së tij, e mbrojtur nga një portë hekuri dhe e rrethuar nga një mur rrethues. Këtu, ndoshta, të fshehur pas një muri po e prisnin vrasësit, të cilët, kur mbërriti, hapën zjarr, duke qëlluar nga ana e majtë e makinës.
Në rrugicë nuk ka asnjë ndriçim publik dhe kjo zonë ndriçohet vetëm pjesërisht nga drita të vendosura përgjatë rrethimit të vilës së Ndokajve. Një vend ideal ky, i përzgjedhur nga vrasësit për një pusi’ dhe për t’u larguar më pas pa u shqetësuar se mos i shihte kush. Por pikërisht mungesa totale e masave të sigurisë të bën të mëndosh se Ndoka nuk e priste aspak këtë atentat. /Shqiptarja.com/
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore3 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook