Lidhu me ne

Kryesore

Babagjyshi i Vitit të Ri vjen nga Kina, shqiptarët 3.6 mln € lodra

Babagjyshi i Vitit të Ri vjen nga Kina, shqiptarët 3.6 mln € lodraTashmë Babagjyshi i Vitit të ri nuk ndodhet më në Polin e Veriut, por ka lëvizur në Kinë. Ose të paktën aty ndodhen pjesa më e madhe e “elfëve” që e ndihmojnë atë të paketojë dhuratat që do të dorëzohen në natën e 25 dhjetorit. Shifrat, të mbledhura dhe të shpërndara nga Eurostat, i referohen importeve të lodrave të regjistruara në vitin 2016.
Një treg prej mbi 15 miliard euro, 6 prej të cilave i referohen produkteve të prodhuara në një fabrikë kineze.
Në një hartë të përpiluar nga Infodatae IlSole 24 Ore, përfshinte gjithashtu importet nga një vend evropian në tjetrin. Qëllimi ishte të krijohej një hartë që do t’i përgjigjej kësaj pyetjeje: nga ku vijnë lodrat që shiten në dyqane?
Harta tregon, sipas parazgjedhjes, të dhënat e përgjithshme mbi vlerën e importit të lodrave nga Kina. Sa më shumë lëviz toni i një vendi drejt ngjyrave të ngrohta, si e kuqe që ngjyros Kinën, aq më e madhe është vlera në euro e importuar nga anëtarët e Bashkimit. Sa më shumë që ktheheni drejt toneve të ftohta, aq më e ulët është kjo vlerë. Po të shohim vendin tonë, Shqipëria ka importuar plot 3’653’464 euro vlerë lodra në vitin 2016. E ngjyrosur me ngjyrë të portokallinjtë, gjendet në mesin e shteteve me importet më të larta të lodrave për vitin e kaluar. Sa i përket rajonit, vetëm Bosnja dhe Hercegovina ka importuar më shumë se sa ne, në vlerën përkatësisht 8mln euro. Shtete të tjera si Maqedonia, kanë importuar më pak nga Kina e largët, përkatësisht 2.9 mln euro, Serbia rreth 520 mijë euro dhe çudit Mali i Zi, me vetëm 63 euro.
 Nga vijnë lodrat?
Lodrat kineze zinin një peshë prej 85 për qind në totalin e lodrave të importuara në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian është një importues i lodrave nga pjesa tjetër e botës. BE eksporton në vendet jo anëtare të Bashkimit Europian janë pesë herë më të ulëta. Në 2016-n, Bashkimi Europian importoi lodra me vlerë rreth 7.2 miliardë euro dhe eksportoi vetëm 1.5 miliardë euro në vendet jo anëtare të BE-së. Vlera e lodrave të importuara nga BE-ja është rritur me 70 për qind.
BE-ja importon kryesisht nga Kina
Kina është furnizuesi i parë me lodra në Bashkimin Europian dhe përgjigjet për rreth 85 për qind të lodrave në 2016, dhe është ndjekur nga Hong Kongu me 4 për qind dhe Vietnami 2 për qind. Më shumë se gjysma e importeve e BE-së janë dërguar në Mbretërinë e Bashkuar 27 për qind, Gjermania 16 për qind dhe Holanda 10 për qind.
BE-ja kryesisht eksporton në Zvicër, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar
Destinacionet kryesore jo anëtare të BE-së janë Zvicra, Rusia (të dyja përbëjnë 15% të eksportit të lodrave) dhe Shtetet e Bashkuara (13%). Së bashku këto vende përbëjnë pothuajse gjysmën e vlerës0020së eksporteve,  Republika Çeke (32%) dhe Gjermania (20%).
Dogana: 55 % e importeve të lodrave në Shqipëri nga Kina
Pjesa më e madhe e lodrave që vijnë në Shqipëria kanë origjinën nga Kina. Në fakt tregu botëror i lodrave po pushtohet nga lodrat kineze. Për 2016- sipas të dhënave nga dogana, zëri i lodrave përllogaritej në total 25 milionë dollarë, prej të cilave 55 për qind apo 13 milionë dollarë vinin nga Kina. Pjesa tjetër vinte nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia, përkatësisht 15 dhe 23 për qind e totalit./ Monitor

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore5 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore7 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar7 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar7 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal7 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook