Lidhu me ne

Kryesore

Europa i thotë “Jo” Netanjahut  

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nisi turin në Evropë për t’u kërkuar aleatëve të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, siç bënë SHBA, por u përball me një mohim të vendosur nga ministrat e jashtëm europianë, të cilët besojnë se ky veprim minon procesin e paqes.
Gjatë vizitës së tij të parë në selinë e BE-së në Bruksel, Netanjahu tha se shpallja e Presidentit Donald Trump i shërbeu paqes në Lindjen e Mesme “duke theksuar se realiteti aktual është themeli i paqes”.
Por edhe aleatët më të ngushtë evropianë të Izraelit kanë hedhur poshtë këtë logjikë dhe argumentojnë se njohja e njëanshme e kryeqytetit të Izraelit kërcënon të ringjallë dhunën dhe të shkatërrojnë më tej shanset e paqes.
Pas një takimi mëngjes mes Netanyahut dhe ministrave të jashtëm të BE-së, ministri i jashtëm suedez tha se asnjë nga evropianët që morën pjesë në këtë takim me dyer të mbyllura nuk shprehën mbështetje për vendimin e Trump dhe se asnjë vend nuk ka të ngjarë të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara për të transferuar ambasadën në Jeruzalem.
Ministrat e jashtëm të BE-së që morën pjesë në takim përsëritëm qëndrimin se territoret e pushtuara nga Izraeli gjatë luftës së vitit 1967 , përfshirë dhe Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor në lartësitë Golan nuk janë brenda kufijve të Izraelit .
Javën e kaluar Ministria e Jashtme e Çekisë tha se do të marrë parasysh mundësinë për të transferuar ambasadën çeke nga Tel Avivi në Jerusalem, ndërsa Hungaria përmes një deklarate dënoi vendimin e SHBA-ve.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 javë më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar3 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore4 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore11 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar11 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Facebook