Një letër anonime është gjetur në një autobus në Tiranë në të cilën denoncohet sjellja e fatorinove.
Letra është postuar në Facebook nga regjisorja Elma Doresi e cila shkruan: “Miku që na do të mirën ne…Po emër s’ka…adresë s’ka e s’ka…Atëherë nuk qenka mik…Ps : Kjo letër është gjetur në autobus sot.”
Letra
U bëjmë këtë thirrje si më poshtë:
Fatorinot po ofendojnë dhe po vjedhin udhëtarët brenda në autobus gjatë udhëtimit.
Shoqata e madhe e rrjetit shoqëror ju fton të bëjeni përfaqësues të gjithë ju. Përfaqësimi juaj në shoqatë shënon një epokë të re në historinë e populit tonë.
Bashkohuni në shoqëri me ne
Bashkohuni me idenë tonë së bashku ne do të fitojmë.
Gëzuar festat e Vitit të Ri.
Më lejoni t’ii uroj gëzuar të gjithëve ju që më doni e (që s’më doni).
Ky vit që po vjen se di për ju si po ju gjen. I ankohemi Vitit të Ri për padrejtësi.
Gëzuar.