Lidhu me ne

Kryesore

Kryeministri merr nën kontroll direkt Agjencinë e Zhvillimit të Territorit – lejet në dorë të Ramës  

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të marrë nën kontroll të drejtëpërdrejtë administrativ dhe juridik çdo vendimmarrje të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave të marrë në datën 13 dhjetor 2017, normohen varësi të reja të Agjenicisë  e cila sipas përcaktimit të VKM-së nr. 795 të vitit 2015 “kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit”. Konkretisht Agjencia pranon dokumentacionin për shqyrtim dhe miratim në KKT, organizon mbledhjet dhe çka ka më shumë rëndësi,
kryen monitorimin e zhvillimeve në territor, nëpërmjet regjistrit të integruar të territorit, për të përgatitur raportin përkatës dhe për të informuar Këshillin Kombëtar të Territorit e autoritetet e tjera që kanë përgjegjësi në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit
Pikërisht këtë VKM, qeveria e ka amenduar në dy drejtime: një në kalimin e varësisë së Agjencisë nga ministri i linjës drejt Kryeministrit apo Kryeministrisë dhe duke hequr termin regjistër i integruar i territorit për ta zëvendësuar me sistemin e-leje që është edhe mënyra e re e aplikimit, elektronike, me ndërveprim dhe e administrueshme më shpejt si arkivë.
Konkretisht ndryshimet prekin këto aspekte:
  1. Në pikën 1, të kreut I, “Dispozita të përgjithshme”, fjalët “…ministrit përgjegjës për zhvillimin urban, në vijim ministri…”, zëvendësohen me emërtimin “Kryeministrit”.
Pika 1 e VKM-së nr. 795, thotë:

Agjencia e Zhvillimit të Territorit, në vijim Agjencia, organizohet dhe funksionon në përputhje me këtë vendim dhe me ligjin nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar. Agjencia është person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për zhvillimin urban, në vijim Ministri, me seli në Tiranë

Të gjitha ndryshimet e bëra në mbledhjen e datës 13 dhjetor 2017, reflektojnë këtë zëvendësim varësie. Konkretisht pika 2 e kreut I, “Dispozita të përgjithshme”, pika 1 e kreut II, “Organizimi dhe funksionimi i Agjencisë”,  por edhe pika 2 e kreut II, “Organizimi dhe funksionimi i Agjencisë” ndryshohen, ndërkohë që kryeministri merr në dorë emërimin dhe lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të AZHT-së.
 “Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra me urdhër të Kryeministrit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, i cili është, njëkohësisht, drejtor i një drejtorie, emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm”, përcaktohet në vendimin e ri.
Një tjetër ndryshim esencial është edhe ai që flet për Përgjegjësitë dhe detyrat e Agjencisë të cilës aktualisht I shtohet edhe përgjegjësia për
“…dhe zhvillimin e territorit...”.
Pika f. e kreut III I jep të drejtë AZHT-së për të

ofruar mbështetje ndaj njësive të qeverisjes vendore në proceset e tyre të zbatimit të instrumenteve të drejtimit të zhvillimit, sipas legjislacionit për planifikimin 

dhe me ndryshimin e tanishëm edhe për “ZHVILLIMIN E TERRITORIT”.
Siç shihet ndryshimet e bëra thjesht e kthejnë AZHT-në në një sekretariat të kryeministrit për çështjet e lejeve zhvillimore, apo për planifikimin e territorit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix22 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix22 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix22 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix22 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix22 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix22 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix23 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix23 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar23 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook