Lidhu me ne

Temporal

“Shqipëria e vogël” në Nju Jork

“Shqipëria e vogël” në Nju JorkNju-Jorku është stacioni i parë i emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Evropa në Amerikë. Një pjesë e tyre qëndrojnë në këtë epiqendër zhvillimi në bregun lindor të kontinentit, shumë të hapur për të sapoardhurit. Pjesa tjetër vazhdon rrugën më tej për të shkuar në thellësi të Amerikës. Nga dyqindmijë shqiptarë që kanë imigruar në Amerikë pas viteve ’90, një e katërta ka qëndruar në Nju-Jork. Këta shqiptaro-amerikanë jetojnë në enklava shqiptare nëpër lagjet në Bronx, Staten Island, Queens, Brooklyn, të ngritura sipas zonave prej nga kanë ardhur nga Ballkani.
Little Albania”
Dy të tretat e emigrantëve shqiptarë të Nju-Jorkut janë përqendruar në Bronx, ku kanë krijuar “Little Albania” në zonën e Pelham Parkway-it, Morris Parkut dhe Belmontes.
Vala e parë e imigrantëve shqiptarë ka ardhur në Bronx në fund të viteve gjashtëdhjetë dhe fillim të viteve ’70. Ata u zunë vendin familjeve italiane dhe irlandeze që ikën nga qyteti për një jetë më të qetë në periferi. Zona është kthyer tashmë në një nga komunitetet më popullore shqiptare të Amerikës.
USA New York Albanische Flagge (DW/A. Cama)
Kur vijnë këtu imigrantët shqiptarë fillojnë punë të çfarëdoshme në ndërtim, restorante, dyqane, pastrim, administrim ndërtesash, shërbim ndaj të moshuarve. Ata që arrijnë një mirëqënie ecin në gjurmët e grupeve të tjera imigrante. Disa prej tyre kanë ndjekur biznesin me pasuritë e patundshme. Ata kanë blerë ndërtesa banimi gjatë krizës së vitit 1973, kur çmimet e pasurive të patundshme në Bronx ranë shumë, por edhe më vonë.
Një e treta e ndërtesave me apartamente në këtë pjesë të Bronxit janë të shqiptarëve. Me kalimin e kohës zonat u zhvilluan, kriminaliteti ra dhe lagjet e Bronxit janë kthyer në qendra komforte për familjarët. Familjet që kanë sukses ndikojnë në zhvillimin e zonës. Por, ashtu siç kanë bërë migrantët e etnive të tjera edhe shqiptarët e suksesshëm largohen nga Bronxi për të shkuar në zona më të pasura, më të qeta dhe me prosperitet më të lartë. Bronxi mbetet gjithnjë stacioni i parë i emigracionit, kur migrantët kanë shumë nevojë për njëri-tjetrin për fillimin e jetës në vendin e ri.
USA New York Albanisches Spezialitäten Restaurant (DW/A. Cama)Restorant me specialitete shqiptare
Arsimimi i fëmijëve prioritet
Ndihma që i japin njëri tjetrit migrantët është shumë e rëndësishme sidomos mes shqiptarëve, ku mungojnë organizatat e institucionalizuara në përfaqësimin e interesave. Punësimi, banimi, këmbimi i informacioneve bëhet ende në bazë të lidhjeve familjare dhe shoqërore, shpesh në kafene. Pjesa më e madhe e shoqatave dhe e organizatave merren me kulturë folklorike si ajo e dasmave dhe mexhliseve. Interesimi më i madh i grupit shqiptar të emigrantëve vazhdon të mbetet prosperiteti ekonomik.
Our Lady of Mt. Carmel Church in Bronx, New York (DW/Aida Cama)Kisha e shqiptarëve në Bronx
Me sigurimin e punës dhe banimit, arsimimi i fëmijëve mbetet një nga prioritetet e prindërve shqiptarë. Pjesa më e madhe e fëmijëve ndjekin shkollat publike, ku mësimi është falas. Kurse në gjuhën shqipe ofrohen pak. Interesimi më i madh mbetet tek integrimi në shoqërinë amerikane. Por shoqëria amerikane shihet shumë e kufizuar. Në familjet shqiptare asimilimi ndaj normave kulturore dhe sociale të shoqërisë amerikane është i lejuar. Ky asimilim shkon deri tek përshtatja ndaj obsesionit amerikan ndaj racave. Afinitetetin më të madh imigantët shqiptarë në Nju-Jork e kanë me imigrantët që kanë ardhur nga vendet fqinjë italianë, grekë, boshnjakë. Përzierja shqiptare me racat e tjera mbetet e dëshiruar vetëm brenda “white”. Por kjo nuk e pengon brezin e ri, sidomos të lindurit në Amerikë, që të ndjekë rrugën e vet të amerikanizimit. Këtë e sheh për shembull tek rap-istat shqiptarë të Nju Jork, produkti mbase më i sukseshëm i shqiptarëve të Amerikës. / DW
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook