Lidhu me ne

Radar

Çfarë ju kujtojnë këto foto?

Çfarë ju kujtojnë këto foto?Martin Parr (23 maj 1952) është një fotoreporter britanik me reputacion ndërkombëtar për qasjen e veçantë në fushën e dokumentimit social.

Në vitin 1990 Martin Parr vizitoi Shqipërinë, në udhëtimin e parë turistik të zhvilluar në vend pas rënies së murit të Berlinit.

Nga 14 persona, 12 dolën se ishin gazetarë të “maskuar” si turistë me interes të veçantë për arkeologjinë.

Për mënyrën se si hyri në Shqipëri në atë kohë, Parr tregon:

“Zyrtarisht” të gjithë ne kishim ardhur në Shqipëri sepse kishim gjoja interes arkeologjik, por që në fakt asnjëri prej nesh nuk kishte interes për arkeologjinë, ne ishim të interesuar se çfarë po ndodhte në këtë vend që ishte i mbyllur nën regjimin komunist. Në një nga udhëtimet tona nëpër Shqipëri pamë një shenjë anës rrugës që tregonte se pak më tutje ndodhej Qyteti Stalin. Të gjithë ne shfaqëm interes për të shkuar atje dhe i thamë shoqëruesit dhe shoferit që të kthehej aty, por sigurisht ata nuk pranuan duke na thënë: “Po ç’ne, nuk është vend arkeologjik”.

Turi për të parë sitet arkeologjike, sipas tij ishte i organizuar në atë mënyrë që të gjithë “arkeologët” duhet të mblidheshin në orën 9.00 të mëngjesit dhe të niseshin në vendet që kishin programuar organizatorët.

Ndërsa Martin bënte diçka tjetër, ai ngrihej që në orën 6.00 të mëngjesit dhe ecte rrugëve duke bërë shkrepjet e tij. Kishte 3 orë kohë për ta bërë këtë. Të njëjtën gjë bënte edhe pasditeve kur mbaronin turin.

Po ç’ishte ky njeri që bënte shkrepje mëngjeseve? Kjo gjë nuk mund të kalohej pa u vënë re në ato vite kur çdo gjë vëzhgohej e aq më tepër që vizitor të tillë nuk shiheshin rëndom nga këto anë.

“Për shqiptarët ishte diçka e pazakontë të shihnin në rrugë një njeri që në 6.00 të mëngjesit, i cili me aparat fotografik në dorë bënte shkrepje. Njerëzit më shihnin me kuriozitet sikur të vija nga një planet tjetër. Por unë përpiqesha t’i bëja fotot në momente që njerëzit nuk e kishin mendjen tek unë”- tregon Parr.

E gjitha kjo nuk përfundoi thjeshtë me shikime kureshtarësh. “Një mëngjes, teksa kisha dalë për të bërë punën e zakonshme, më ndaluan. Më hipën në makinë, por asnjëri prej atyre që ishin aty nuk fliste anglisht. U krijua një situatë konfuze edhe për ata vetë. Nuk dinin se çfarë të bënin me një të huaj me një aparat në dorë. Më kthyen sërish në hotel”-tregon fotografi.

Ai ka qenë në Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Shkodër etj., por nuk di të të thotë se ku janë bërë shkrepjet e Shqipërisë së Martinit, pasi ai nuk e njihte vendin dhe nuk di të tregojë në çdo rast vendndodhjen e fotove.

Parr, pas 21 vitesh, në vitin 2011, erdhi në Shqipëri ku hapi dhe një ekspozitë.

I kishte ruajtur më fanatizëm këto foto, të cilat disa prej tyre janë publikuar edhe më parë./Dita

 

ALBANIA. Gjirokastër. Statue of Hoxha in his hometown. A commercial photographer. 1990.

ALBANIA. Gjirokastër. Statue of Hoxha in his hometown. A commercial photographer. 1990.

ALBANIA. Tirana. Food store. 1990.

ALBANIA. Tirana. Food store. 1990.

ALBANIA. Tirana. Bakery's till. 1990.

ALBANIA. Tirana. Bakery’s till. 1990.

ALBANIA. Berat. Queuing for tickets in a cafe kiosk. 1990.

ALBANIA. Berat. Queuing for tickets in a cafe kiosk. 1990.

ALBANIA. Berat. Concert crowd. 1990.

ALBANIA. Berat. Concert crowd. 1990.

ALBANIA. Tirana. Children show. 1990.

ALBANIA. Tirana. Children show. 1990.

ALBANIA. Saranda. School children with their teacher. 1990.

ALBANIA. Saranda. School children with their teacher. 1990.

ALBANIA. Tirana. Nursery kids. 1990.

ALBANIA. Tirana. Nursery kids. 1990.

ALBANIA. Ksamil. School. 1990.

ALBANIA. Ksamil. School. 1990.

ALBANIA. Tirana. Statue of Hoxha.1990.

ALBANIA. Tirana. Statue of Hoxha.1990.

ALBANIA. Tirana. Skenderbeg Square. 1990.

ALBANIA. Tirana. Skenderbeg Square. 1990.

ALBANIA. Tirana. 1990.

ALBANIA. Tirana. 1990.

ALBANIA. Tirana. Hairdresser. 1990.

ALBANIA. Tirana. Hairdresser. 1990.

ALBANIA. Shkoder. Bread Shop. 1990.

ALBANIA. Shkoder. Bread Shop. 1990.

ALBANIA. Shkoder. Bread Shop. 1990.

ALBANIA. Shkoder. Bread Shop. 1990.

ALBANIA. Vlorë. 1990.

ALBANIA. Vlorë. 1990.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook