Lidhu me ne

Kryesore

Një festë ndryshe, Viti i Ri në fshatin shqiptar që ka vetëm një shtëpi

Një festë ndryshe, Viti i Ri në fshatin shqiptar që ka vetëm një shtëpi
Fshati i rrënuar krejtësisht kishte marrë epitetin e fshatit fantazmë, pasi që në gërmadhat e shtëpive të fshatit ke mundur të hasësh vetëm qen, dhelpra, ndonjë ujk apo ndonjë ari që zbrisnin nga bjeshka, por edhe gjarpërinjtë paraqisnin rrezik për ata që kalonin andej e sidomos për ata banorë të fshatit që shkonin “për të hequr mall” te shtëpitë gërmadha.
Në maje të bjeshkës, që quhet “Çuka e Skoçnes”, ndodhen themelet e një kalaje të vjetër, një monument kulturor e historik për të cilën nuk ishte bërë asnjëherë ndonjë hulumtim për të ditur se cilës periudhë i takon. Megjithatë, këtij fshati që dikur kishte 23 shtëpi, ngadalë, por sigurt po i kthehet jeta. Bijtë e këtij fshati, siç thonë në fshat, nuk e lënë atë të vdesë, përkundrazi kanë vendosur ta ringjallin.
Një shtëpi dykatëshe, e vetmja në këtë fshat, ka zgjuar kërshërinë e vushtrriasve, por edhe të institucioneve komunale. Rasim Lahu, një ish-zyrtar komunal, kishte vendosur të kthehet në truallin ku kanë jetuar gjysh e stërgjysh. Me bashkëshorten e tij, mësuese, Rasimi është bërë banori i parë i fshatit në të cilin ishte lindur.
“Gjithmonë kam menduar që një ditë të kthehem në fshat dhe koha erdhi kur dola në pension. Ato bjeshkë, ato fusha, ara e livadhe sikur me thërrisnin, sikur e dëgjoja zërin e babait, të gjyshit e të kushërinjve. Deri vonë aty kishte jetë, i kujtoja ato kohë dhe vendosa të kthehem. Ua thashë gruas, djemve e vajzave se kam vendosur të kthehem atje, se diçka po ma gërryen shpirtin, nuk po më le të qetë.
Ata më përkrahen, më ndihmuan dhe në këtë mënyrë ndërtova shtëpinë. Më ka ndihmuar shumë fakti se dy kushërinj, Tasimi dhe Basriu, pak kohë më përpara patën ndërtuar nga një fermë, Basriu fermë lopësh, ndërsa Tasimi fermë delesh e të dhive. Në këtë mënyrë kam pasur me kë ta ndërroj ndonjë fjalë, besa edhe të bëjmë plane që t’i sjellim në fshat edhe banorët tjerë që janë shpërngulur”, tregon Rasimi, derisa hapte derën e shtëpisë, e vetme në Skoçne.
Njeriu që ktheu jetën në Skoçne thotë se kushtet për të jetuar aty janë shumë të vështira, por dëshira për ta jetësuar amanetin e të parëve të tij ka qenë shumë më e madhe.
“Problemet më të madha janë rruga dhe rryma. Nga qyteti i Vushtrrisë Skoçna është larg 6 kilometra dhe sikur kjo rrugë të asfaltohej, si dhe sikur të instalohej rrjeti elektrik, atëherë sigurisht që banorët nuk do të hezitonin të ktheheshin”, thotë ai./Zëri
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar2 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar2 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet2 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix2 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore2 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore17 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix17 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix17 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix17 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook