Protestat antiqeveritare në Iran janë përshkllëzuar duke shkaktuar vdekjen e 10 personave.
Protestat kanë vijuar pavarësisht thirrjes për t’i ndërprerë ato nga presidenti Hassan Rouhani.
Deri më tani më shumë se 400 persona janë arrestuar ndërsa autoritetet iraniane kanë mbyllur disa rrjete sociale nga frika se do të përdoren për të shtuar numrin e pjesëmarrësve në protesta.
Presidenti Rouhani paralajmëroi se dhuna e protestuesve nuk do të tolerohet ndërsa shprehu keqardhje për situatën ekonomike, mungesën e transparencës dhe korrupsionin megjithatë mbrojti arritjet e Iranit.
“Qytetarët janë të lirë të shprehin kritikat e tyre ndaj qeverisë dhe të përfshihen në protesta në atë lloj forme për të përmirësuar situatën në vend por dhuna është e papranueshme”, deklaroi presidenti Iranian.