Të kesh një celular do të thotë të komunikosh, të dërgosh mesazhe, të argëtohesh, t’u mburresh shokëve, të informohesh, të memorizosh momentet e bukura gjatë ditës, të mbash shënime, të bësh llogari e shumë e shumë gjëra të tjera.
Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Debatet në familje, për harxhimin e kohës së tepërt në rrjete sociale, rënia në mësime të nxënësve për shkak të shpërqendrimit përmes smartfonit po kthehen në një fenomen shqetësues.
Mësueset  në Shkollën e Kuqe shprehen se përdorimi i celularit në shkollë është i panevojshëm, pasi janë ato që komunikojnë me prindërit në raste emergjente.
Një zgjidhje e mirë që sipas mësuesëve do të shmangte celularët në klasa, është përdorimi i orëve me GPS.
Drejtoresha e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” Teuta Bracaj e pranon faktin që celulari bëhet shpesh herë shkak për cënimin e procesit mësimor, ndonëse është i ndaluar.
E njëjta panoramë gjendet edhe në gjimnazin “Qemal Stafa”, ku drejtoresha Nina Guga shprehet se nxënësit nuk e kanë të nevojshme mbajtjen e celularit në shkollë, pasi mund t’i përdorin për qëllime që nuk kanë të bëjnë me procesin e të nxënit.

http://www.oranews.tv/article/mesuesit-ne-nje-ze-te-ndalohet-celulari-ne-shkolla