Ja disa prej tyre mbledhur nga Dita:
Jim Harkins, aktor: “Dua të vdes i qetë në gjumë, ashtu si gjyshi im, e jo duke bërtitur si udhëtarët në autobusin e tij”!
Spike Milligan, komedian britanik: “Jua kisha thënë shumë qartë që jam i sëmurë”!
Humphrey Bogart, aktor: “Nuk duhej të kisha kaluar nga uiski te martini”!
Andrew Bredford, botues amerikan: “Zot, më fal për gabimet drejtshkrimore që kam bërë”!
Dominique Buur, gjuhëtar francez: “Tani unë “jam duke vdekur”, ose “po vdes”. Të dyja gjuhësisht janë në rregull”!
Hunter Thompson, shkrimtar: “Le të qetësohemi, kjo nuk dhemb”!
Groucho Marx, komedian amerikan: “Kështu nuk jetohet”!
John Sedgwick, gjeneral amerikan gjatë Luftës Civile: “Nga kjo distancë nuk mund ta godisni as elefantin”!
Pjetri i Madh, sundimtar rus: “Jepini gjithçka…” (fjalia e tij nuk ka mbaruar, ndaj është enigmatike)!
Hector Hugh Munro, oficer britanik: “Fike atë dreq cigare”
Nostradamusi, parashikues francez: “Nesër nuk do të jem”!
Alfred Hitchcock, regjisor anglez: “Njeriu kurrë nuk e dika fundin. Duhet të vdes që të shoh se ç’ndodhë pas”.
Thomas Hobbes, filozof anglez: “Po ta kisha botën pronë do ta jepja vetëm që të jetoja edhe një ditë”
Henry Ward Beecher, klerik amerikan: “Tani po vjen misteri”!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu