Në Pejë ky dimër do të jetë më i ngrohtë. Jo prej kushteve atmosferike, por prej ngrohtësisë njerëzore.
Lloje të ndryshme xhupash janë vendosur nga disa të rinj në rrugët e Pejës me shkrimin: Pranoje si dhuratë!
Një nismë e tillë është parë edhe në Kanada para disa ditësh me moton: ”Nuk kam humbur, por jam këtu vetëm për ty, nëse ke dalë nga shtëpia e ke ftohtë, të lutem më merr!”