Lidhu me ne

Aktualitet

Në eleminimin e Ivanoviç-it ka dorë Vuçiç-i

Baton Haxhiu: Në eleminimin e Ivanoviç ka dorë Vuçiç
Vrasja e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanovic ka ngritur shumë pikëpyetje, se kush qëndron pas këtij atentati.  Më shumë se teori konspirative, gazetari Baton Haxhiu ka ndërtuar një analizë që sipas tij çon në përfundimin se në vrasjen e Ivanoviç ka dorë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Analiza e Baton Haxhiut
Krejt kjo situatë, përfshirë edhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit, po fshin gjithçka që është arritur në Kosovë.
Oliverin e kam njohur personalisht për më shumë se 20 vite. Kemi dialoguar dhe kemi pasur mospajtime serioze. Por, ai ka qenë i qartë në kërkesat e tij për serbët e Kosovës.
Oliveri e ka ditur saktë se çfarë krimesh ka bërë Serbia me shqiptarët dhe ka qenë i qartë se ajo ka qenë koha më e dhunshme. Mirëpo, ana e tmerrshme e këtij problemi është se – ndonëse të gjithë ne jemi të bindur për këtë – për 20 vite nuk dimë të propozojmë një zgjidhje.
Pse është vrarë Oliveri dhe pse s’më bëhet të shkruaj më gjatë?
Ai sigurisht nuk është vrarë për gjyqin e tij për krime lufte. Më herët kishte deklaruar për revistën NIN se burgun e kishte nga serbët dhe jo nga shqiptarët. Oliveri ka qenë kundër idesë për ndarjen e Kosovës.
Zëri i serbëve kosovarë ndaj të cilit qeverisja aktuale në Beograd nuk ka pasur pushtet dhe ndikim. Ishte kundër ndarjes për shkak të qëndrimit se brenda në Kosovë ka më shumë serbë se sa që ka në veri.
Një ditë, ndoshta, do të dihen vrasësit. Ata edhe do të mund të eliminohen nga vetë porositësit e tyre. Kjo luftë që ende vazhdon është bërë e neveritshme për faktin se ne të gjithë në Ballkan po lejojmë që të udhëhiqemi nga ata që kanë dëshirë të vrasin.
Fatin e Oliverit, jo me vrasje fizike por politike, e kanë përjetuar të gjithë serbët lokalë që ishin në Parlamentin e Kosovës. Ata u eliminuan politikisht që Aleksandar Vuçiq ta ketë më të lehtë dialogun dhe ta mbajë nën kontroll të gjithë procesin. Vuçiq ka dashur që vet ta udhëheq dialogun dhe të ketë përkrahje nga ndërkombëtarët.
Dhe këtë eliminim politik të serbëve lokalë e ka bërë me përkrahjen e madhe të BE-së, SHBA-së dhe Rusisë.
Një zë tjetër i ngjashëm me Oliver Ivanoviqin është peshkopi Teodosije. Edhe ai është kundër ndarjes dhe i takon vijës së Sava Janjiq. Edhe Teodosije nuk do jetë më në Kosovë. Do e shpërngulin larg, në Australi.
Çfarë porosie është kjo?
Fryma e ndarjes është forcuar.
Oliver Ivanoviq është viktima e parë e kësaj kauze, e cila aminin e ka edhe jashtë Kosovës dhe Serbisë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore13 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix13 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix13 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix13 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix13 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix13 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix14 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix19 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix19 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix19 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook