Lidhu me ne

Kryesore

Diskutimi për përdorimin e qumështit pluhur në produktet ushqimore

Rikthehet diskutimi për përdorimin e qumështit pluhur në produktet ushqimore
Lajmi i skandalit së qumështit pluhur të infektuar me salmonelë për të sapolindur, ka rindezur vëmendjen mbi përdorimin e qumështit pluhur në prodhimin e produkteve ushqimore, në veçanti tek produktet për të sapolindurit.
Qumështi pluhur prodhohet nga dehidratimi i qumështit — hiqet uji i cili përbën 90 për qind të qumështit, sipas një procedure të zbuluar në vitet ’80. Ky është një proces konservues që kthen sasi të mëdha qumështi të pashitura ose që nuk mund të shiten (sepse produkti nuk plotëson kushtet e tregut) në një produkt stok dhe të transportueshëm me kosto të ulët: ulja e peshës së qumështit dhe konservivi në të thatë i qumështit pluhur e bën më të thjeshtë ruajtjen e tij për kohë të gjatë dhe në magazina normale.
Bëhet fjalë për një proces industrial të njohur dhe të praktikuar prej shumë vitesh, i cili përbën rrezik për shëndetin.
Qumështi pluhur i ruan të gjitha vlerat ushqimore të lëndës së parë, por dhe shumë difekte të saj, sikurse mund të jetë prania e baktereve që e bëjnë qumështin pluhur të përdorshëm vetëm për ushqimin e kafshëve. Përveç kësaj moskontrolli i duhur i kushteve të ruajtjes së qumështit pluhur mund të sjellë infektim dhe prekje nga agjentë biologjik të rrezikshëm.
Kundërshtimet e para për përdorimin e qumështit pluhur si produkt ushqimor tek njerëzit filluan në vitet 1990, si pasojë e fushatave reklamuese të disa kompanive për të zëvendësuar ushqimin me gji tek të porsalindurit me qumështin pluhur në biberon. Shumë organizata, të tilla si UNICEF nisën dhe vazhdojnë të organizojnë fushata ndërgjegjësuese për ushqimin vetëm me qumësht gjiri të të porsalindurve. Madje fushatat e organizuara nga shoqatat në mbrojtje të fëmijëve arritën deri aty sa vendosën bojkotimin e produkteve të markës Nestle, kompania kryesore e prodhimit të qumështit pluhur për të porsalindurit.
Por qumështi pluhur është përdorur gjithmonë edhe për përgatitjen industriale të produkteve ushqimore, në veçanti për prodhimin e djathit, ku qumështi pluhur ndihmon në korrigjimin e cilësisë së qumështit të përdorur i cili jo gjthmonë ka përbërjen e duhur, si për shembull në të mungon yndyra. Ky është një truk industrial, i cili nuk helmon askënd, dhe në fakt lejohet nga ligjet evropiane (dhe i shumë kërkuar nga kompanitë e prodhimit të produkteve ushqimore).
Në Itali gjatë viteve 1970 u miratua një ligj, i cili e ndalonte përdorimin e qumështit pluhur në prodhimin e djathit, jo për shkaqe higjenike por për të ndaluar mashtrimin ndaj konsumatorit.
Ndërmjet Italisë dhe Bashkimit Evropian u arrit një marrëveshje, sipas së cilës kompanitë e prodhimit të djathit duhet të cilësojnë në etiketë përdorimin e qumështit pluhur si përbërës të produktit, gjë e cila nuk zbatohej për prodhuesit evropian të djathit, të cilët mund ta përdorin atë pa e deklaruar.
Situata ndërlikohet më shumë kur kemi të bëjmë me qumështin me afat të gjatë ruajtje, që në shumë vende prodhohet duke shkrirë qumështin pluhur në ujë, gjë e cila jo domosdoshmërisht prodhon probleme tek shëndeti i konsumatorit (dhe nëse produkti nuk është i infektuar) por përbën një mashtrim në tregti, sepse konsumatori mendon se blen qumësht të vërtet, por në fakt ai merr një produkt shumë më të ndryshëm.
Problemi i sigurisë ushqimore lind kur prodhuesi do të spekullojë mbi çmimin, dhe fillon të përdorë për prodhimin e qumështit me afat të gjatë ruajtje qumësht pluhur të destinuar për prodhimin e ushqimit të kafshëve, i cili mund të jetë i infektuar me baktere të dëmshme.
Në Shqipëri fatkeqësisht qumështi pluhur importohet në sasi të mëdha dhe pa ndonjë kontroll të vërtet të sasisë dhe qëllimit të përdorimit. Mesa dihet ai nuk ka përdorim të gjerë në ushqimin e kafshëve (sepse është shumë i kushtueshëm) ndaj lind dyshimi se e gjithë sasia e qumështit pluhur të importuar në shqipëri përdoret për prodhimin e produkteve ushqimore të njerëzve, si në prodhimin e qumështit me afat të gjatë ruajtje dhe në prodhimin e djathit.
Në të shkuarën, në fakt, ka pasur kundërshti nga ana e disa autoriteteve kundrejt disa prodhuesve të njohur të qumështit në vend, por këto kundërshti janë shuar nga ndërhyrje politike burokratike, pa u arritur në përfundimin nëse ka ndodhur ose jo mashtrim, ose më keq, nëse produkti ka qenë i infektuar.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix5 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix5 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar5 orë më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook