Lidhu me ne

Radar

Çfarë është eseja?

ESEJA LLOJET E SAJ

ESEJA
LLOJET E SAJ
Ç’është eseja?
Eseja është një lloj shkrimi i shkurtër që ka në bazë faktin dhe jo trillimin.
ajo është një lloj teksti, përmes të cilit dikush shpreh bindjet, mendimet dhe ndjenjat e veta lidhur me një ide, përjetim, njeri, libër a tekst të caktuar.
ese mund të jetë dhe një artikull i gjatë apo i shkurtër me karakter kritik për një temë të caktuar, po ashtu një shkrim joletrar që shpreh një pikëpamje personale rreth një teme.
ese mund të shkruhet për çfarëdo objekti a teme.
çdo njeri mund të shkruajë ese, ku ai mund të shfaqë opinionin rreth temës a faktit të caktuar.
Një përcaktim tjetër për esenë
Eseja është një shkrim i shkurtër në prozë ku shprehen qëndrimet, këndvështrimet dhe botëkuptimet personale për ndonjë çështje nga jeta, morali, shkenca, arti, politika etj.
sipas rregullit, autorët e esesë nuk përdorin metoda shkencore apo fakte logjike, por thirren në përvojën personale apo shoqërore.
me ndihmën e shprehjeve retorike apo poetike, ata i ofrojnë lexuesit botëkuptimet vetjake.
eseja konsiderohet si një gërshetim i letërsisë, i shkencës dhe i gazetarisë.
Llojet e eseve
Esetë mund të jenë:
formale ose të mirëfillta
joformale ose jo të mirëfillta.
esetë e mirëfillta dallohen nga zbërthimi logjik i temës, nga saktësia e hollësive të argumenteve që sjell krijuesi, nga thellësia e mendimit dhe nga maturia në opinionin e shfaqur.
esetë jo të mirëfillta trajtojnë temën në mënyrë të shkujdesur, pa i dhënë shumë rëndësi argumentit, ndonjëherë dhe me nota humori.
Në bazë të temës që trajtohet, mund të shkruhen esetë:
letrare, filozofike, historike, historiko-filozofike, shkencore, sociale etj.
Esetë, për nga mënyra e përmbajtjes, mund t’i ndajmë në ese:
narrative (treguese), përshkruese, shpjeguese, argumentuese, vlerësuese.
Eseja narrative – rrëfen një ngjarje hap pas hapi (si sekuencat e një filmi), ose tregon një histori.
– në esenë narrative tregojmë në formën e një historie, por edhe ilustrojmë, shprehim një ide, një ndjenjë tonën etj.
– rëndësi marrin detajet konkrete si dhe paraqitja e gjithçkaje në mënyrë kronologjike.
Eseja përshkruese – pikturon me fjalë një skenë, një person, një objekt, një vend ose një ngjarje.
-edhe pse një përshkrim është i mirë, nëse ai mbështetet në përdorimin e detajeve konkrete, ndryshon nga tregimi.
Eseja shpjeguese – shpjegon, informon, analizon, interpreton.
Eseja argumentuese – synon të bindë lexuesin, përmes fakteve dhe argumenteve të shumta, se një vendim që është marrë, është i drejtë, ose kërkon të bindë lexuesin për pozicionin e duhur që ka mbajtur shkruesi për një çështje të debatueshme që ka trajtuar.
-argumentet dhe arsyetimet që mund të përmbajë eseja, pro dhe kundër një pozicioni të caktuar, duhet t’i lihen në dorë lexuesit “t’i peshojë” ato dhe të marrë vendim apo të mbajë një qëndrim.
-shkruesi i esesë ndikon te lexuesi nëpërmjet paraqitjes së arsyetimeve të mbështetura në argumente dhe prova.
Eseja vlerësuese – synon të vlerësojë, nëpërmjet fakteve dhe argumenteve, situatën ose një problem të caktuar, duhet, si dhe të propozojë rrugë dhe mundësi për ta përmirësuar apo për ta zhvilluar në mënyrë progresive dhe të pranueshme problemin.

Në të njëjtin shkrim mund të përdoren të gjitha nga këto lloje të esesë. Tek eseja janë të rëndësishme: tema, qëllimi dhe lexuesi (vlerësuesi) ose dëgjuesi.
Struktura e esesë
Struktura e esesë përbëhet prej tri pjesëve themelore:
Hyrja (ku hapen temat)
Trungu ose përmbajtja (ku jepet fjalia tematike, ku paraqiten argumentet, ku shtjellohen idetë, ku përshkruhen detajet etj., në varësi të temës së esesë).
Mbyllja (ku nxirren përfundimet).
-Lloji më i përhapur i esesë, për nga mënyra e ndërtimit, është eseja klasike.
-ajo përbëhet nga pesë paragrafë, hyrja, tre paragrafë të trungut dhe përfundimi, të gjithë në mbështetje të një ideje ose disa idesh që kanë lidhje me njëra-tjetrën.
-por eseja mund të përbëhet gjithashtu nga më pak apo më shumë paragrafë, aq sa është e nevojshme për të shprehur idetë në lidhje me atë që dëshirohet të thuhet…
-një ese e mirë është pothuajse e pamundur të shkruhet, nëse nuk kuptohet materiali që interpretohet, nëse shtrembërohen faktet, nëse kundërshtohet vetja dhe nëse shembujt dhe çështjet që mund të theksohen, nuk janë të mjaftueshëm.[1]

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook