Lidhu me ne

Radar

Si të shtoj në peshë?

Vitet e fundit po zgjerohet edhe më shumë literatura sesi ne të dobësohemi. Këshilat në këtë drejtim janë të shumta, duke filluar që me ushtrimet në palestër dhe në fund dietat që mbahen në mënyrë të rregullt.

Dietat disa ditore ose më shumë, jo gjithmonë kanë dhënë rezultatin e dëshiruar. Por nga ana tjetër është dhe një kategori njerëzish, të cilët janë të dobët dhe kanë nevojë për të shtuar në peshë. Për këtë kanë menduar mjekët, ku përpos këshillave, ata kanë renditur edhe disa receta.

Të gjithë ju që do të ndiqni këtë recetë, duhet të ushqeheni shpesh dhe mund të nevojitet të shtoni ndonjë vakt, duke ngrenë në total 6 herë në ditë.

Përpiquni që në çdo vakt të përfshini ushqime me përmbajtje proteinash dhe yndyrë si bukë të zezë, salcë ullinjsh dhe djathë. Duke shtuar sasinë ditore me 500 kalori në ditë, mund të arrini një shtim të peshës prej 0,5 kg në javë.

Për të hapur oreksin, një nga më të njohurat është një ecje e shpejtë në këmbë për disa minuta, menjëherë përpara vaktit. Ajo çka mbetet e rëndësishme lidhet me faktin se duhet të konsumoni ushqime të preferencës tuaj dhe në orët e ditës që ndjeheni më të predispozuar për të ngrënë.

Për ta bërë ushqimin më tërheqës shtoni erëzat e preferencës suaj dhe kripë sipas dëshirës. Jo vetëm kaq, por sallatat konsumojini në fund të vaktit dhe jo në fillim, të përdoret sa të mundeni vaj ulliri ekstra të virgjër nëpër sallata dhe ushqime. Gjithashtu duhet të konsumoni pas çdo vakti një ushqim të ëmbël si mjaltë, reçel frutash, çokollatë.

Nuk duhet pirë ujë para ose gjatë ushqimit si edhe duhet zëvendësuar uji me lëngje të freskët të shtrydhur, ose me qumësht. Për të shtuar në peshë na duhet të ushqehemi me 500-1000 kalori në ditë më shumë se normalisht.

Shembuj që sjellin 500 kalori më shumë janë:

1 gotë qumësht me yndyrë të plotë + 2 feta bukë të zezë + 2 lugë vaj ulliri+ 40 gr djathë të bardhë.

-1 kupë kos me yndyrë të plotë + 2 lugë mjaltë + 1 banane +1 lugë stafidhe, 2 kupa makarona me 50 gr djathë.

– 2 patate mesatare me vaj ulliri dhe një kokërr vezë të zier.

Ushqime që mund të shtohen lehtë gjatë ditës duke shtuar dhe sasinë e kalorive janë: Vaji i ullirit, mjalti, kosi, qumështi, buka, frutat e thata si arrat, bajamet dhe frutat e thara si rrushi i thatë, thanat e thara etj.

Po të ndiqni këtë rregjim, shtimi i peshës do të vijë gradualisht.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore11 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar11 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix11 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix11 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix11 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix11 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix11 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix11 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix11 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook