Nga Leonardo Voci
Filloi nisma gjithkush të prodhojë një Skënderbe për qejfin e tij dhe ta vendosin në sheshe publike. A janë kopje apo plagjiaturë, a janë të arrirra artistikisht, kjo s’ka asnjë rëndësi tash ma. Abuzime të pastra morale ekonomike dhe shpirtvrore nga skulptorë dhe hajdutë vendorë e qëndrorë që me këtë rast po spekulojnë poshtërsisht me figurën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ndërkohë që kryevepra e paarritshme e Odhise Paskalit po deformohet aq keq sa në vend që të ruhet identikiti i njohur po shpërfytyrohet gjithnjë e ma shumë, sa gjithkush po pyet veten: Është ky Heroi?