Mendohet se kursimi është një cilësi që reflektohet më së miri tek gratë, pra është një farë ekskluziviteti e saj, pa përjashtuar sigurisht edhe rastet e burrave tepër kursimtarë. Por jo gjithmonë ndodh kështu. Shpesh edhe vetë gruaja mund të bëjë disa gabime që do t’i kushtojnë shumë portofolit të saj.
Cilat janë 3 gabimet që gratë bëjnë por që duhet tashmë t’i evitojnë?
Nuk kanë asnjë kursim
Sado e vogël të jetë shuma, nuk ka rëndësi. Në bankën tuaj duhet të keni gjithmonë një shumë të kursyer e cila nëse rritet do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Pas çdo page përpiquni të hiqni veç një shumë qoftë edhe simbolike.
Ndodh që futen në borxhe
Ndonjëherë borxhi është i paevitueshëm, por përpiquni të diferenconi rastet, pra kur është i domosdoshëm dhe kur mund të evitohet. Është e vështirë të kursesh për të blerë diçka që do, por kjo nuk do të thotë se duhet të kërkosh hua. Shumica e borxheve shkaktohen pikërisht nga blerjet e pamenduara mirë.
Keni zakone të këqija me paratë
Paraja është një ndihmë shumë e madhe në jetë dhe nuk duhet të shpenzoni pa kriter. Ndërsa kërkoni të fitoni më shumë nuk duhet të kushtëzoheni të shpenzoni në sasi më të mëdha. Përpiquni gjithmonë të bëni lista për pazarin e radhës dhe ta rishikoni disa herë para se të shkoni në dyqan.