Lidhu me ne

Radar

Arsyet e pagjumësisë

Arsyet e pagjumësisë
insomnia-clockGjumi i mirë i natës është faktori kryesor për një ditë me energji, shëndet të mirë dhe pamje të freskët. Koha optimale për gjumin e natës është prej gjashtë deri në tetë orë pandërprerë. Por, ekzistojnë shumë faktorë e ndalojnë relaksim dhe gjumin dhe e pengojnë gjumin gjatë natës. Ndikimi i kofinit është i njohur për të gjithë ne, por ka disa faktorë për të cilët nuk keni qenë të vetëdijshëm, dhe paraqesin armiq të vërtetë në gjumë. Në listën më poshtë:
Uria
Planifikoni ngrëniet dhe mos rini të uritur, sepse ashtu lehtë do të vini në situatë që në pikë të natës të veni në kuzhinë. Uria e rrit vetëdijen mendore dhe mund të marrë orë të çmueshme nga gjumi. Por, as shprehia e kundërt nuk është zgjidhje – shkuarja në krevat me stomak plot është e keqe dhe shprehi fajtore për “pagjumësinë”.
Flluska e urinës
Është e vërtetë që një filxhan qumësht i nxehtë apo kakao është pija e propozuar para gjumit, por mund t’ju shkaktojë probleme në cilësinë e gjumit. Flluska e mbushur e urinës është arsyeja pse do të zgjoheni gjatë natës, prandaj zvogëloni konsumimin e lëngjeve në orët e vona. Nga arsyet e njëjta në orët e mbrëmjes shmangni ushqim të erëzuar.
Ndriçimi
Ndriçimi nga dritat e rrugës, televizorit apo kompjuterit mundet plotësisht ta zgjojnë orën tuaj biologjike të brendshme në organizmin tonë. Prandaj, para se të shkoni në krevat, sigurohuni se dhoma është errët sa më e mundshme të jetë kjo. Dhe, ka kohë që nuk frikoheni nga errësira, apo jo?!
Stresi
Vrasësi i vërtetë i ëndrrës është stresi. Ai nuk i lejon trurit të “fiket” dhe t’i dërgojë porosi organizmit. Piltates apo joga ushtrimet, teknika të lehta për frymëmarrje apo ndonjë aktivitet tjetër le të jetë strehimi juaj që do t’jua heqë mendimet nga dita e lodhshme dhe nga problemet.
Celulari
Telefonat në dhomën e gjumit janë të ndaluara për shkak SMS të papritura apo thirrjeve në mes të natës. Nëse duhet të jenë afër jush, të paktën gjatë natës lëreni në opsionin e padëgjueshëm.
Dysheku
Nëse një kohë të gjatë keni problem me gjumin , dhe kurrsesi nuk mundeni ta gjeni arsyen për këtë shkak, ndoshta ai është pikërisht në dyshekun për gjumë. Një arsye më shumë për vëmendje të veçantë gjatë blerjes së këtij detaji të shtëpisë.
Ushtrime
Ushtrimet sugjerohen për një jetë të shëndetshme, në cilëndo kohë. Lodhja, rrahja e shpejtë e zemrës dhe funksioni aktiv muskulor janë vetëm disa nga arsyet nga të cilat nuk do të mund të flini nëse praktikoni ushtrime të natës.
Alkoli
Pirja e alkoolit para gjumit e dëmton gjumin. Këto ndikojnë në gjumin dhe mundësojnë të zgjoheni lehtë, por të flini shumë rëndë. Për këto arsye shmangni gjatë javës së punës, që mos ta kaloni ditën në zyre të pirë.
Televizioni
Nuk është vetëm ndriçimi nga televizioni ajo që e pengon gjumit. Edhe zëri ju pengon dhe ju garantojnë edhe një mbrëmje të kaluar me kthime nëpër krevat. Është e thjeshtë, shtypni butonin e vogël të kuq. Dhe në gjumë!
Kafeina
Të gjithë e dinë efektin e kafeinës dhe pirjes së kafes në orët e vona të mbrëmjes. Edhe po të flini pas kafes së nxehtë, nuk do të arrini të hyni në fazën e gjumit të thellë. Më mirë është ta shmangni atë dhe të gjitha pijet e tjera me bazë kofeine të paktën tri deri katër orë para se të shtriheni për gjumë.
Nëse tërë natën vërtiteni nëpër krevat, nuk mund të flini, shikoni mirë listën. Me siguri do ta gjeni fajtorin e pagjumësisë tuaj dhe do ta shmangni në të ardhmen. Numërimi i deleve para gjumit ka dalë nga moda prej kohësh!
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Donald Trump e pranon: Kam dalë në publik me fjalim të përgatitur nga Inteligjenca Artificiale, ishte shumë i mirë

Donald Trump ka treguar se një fjalim që ka mbajtur gjatë kohës që ka qenë president, e ka riprodhuar nëpërmjet...

Mix2 ditë më herët

Vila ku kanë jetuar Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton del në shitje, pamjet madhështore

Ka prona që mishërojnë histori, si për shembull vila në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891, ku kanë jetuar...

Mix2 ditë më herët

Jessica Alba tregon sekretin për një martesë të lumtur

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me...

Mix2 ditë më herët

George dhe Amal Clooney po shkojnë drejt divorcit?

Martesa e George dhe Amal Clooney po merr fund? Burimet raportojnë se aktori 63-vjeçar dhe Amal Clooney janë nën presion...

Mix2 ditë më herët

Nisur nga Pamela Anderson: Pse duhet t’i flasësh vetes para pasqyrës?

GETTY IMAGES Pamela Anderson ka publikuar librin e saj me kujtime “Love, Pamela” dhe dokumentarin në Netflix “Pamela, A Love...

Mix2 ditë më herët

Fruti më i mirë që ju ndihmon të keni një bark të sheshtë!

Përpjekja për të humbur peshë mund të jetë një udhëtim i vështirë, veçanërisht nëse po përpiqeni të hiqni dorë nga...

Mix2 ditë më herët

Ariana Grande “bën paqe” me Scooter Braun?

Ariana Grande do të vazhdojë të punojë me Scooter Braun dhe kompaninë e tij  Hybe – më pak se një...

Mix2 ditë më herët

Bebe Rexha shpërthen kundër G-Eazy: “Dështak mosmirënjohës”

Bebe Rexha ka shpërthyer kundër ish-bashkëpunëtorit të saj në hitin “Me, Myself & I”, G-Eazy, duke e quajtur “dështak mosmirënjohës”....

Mix2 ditë më herët

Nicole Kidman konfirmon vazhdimin e “Practical Magic”

Nicole Kidman konfirmoi zyrtarisht se ajo dhe Sandra Bullock po kthehen për një vazhdim të “Practical Magic”. Aktorja e “Big...

Mix2 ditë më herët

Kate Middelton njofton daljen e parë publike pas diagnostifikimit me kancer: Po bëj përparim me kurimin e sëmundjes

Pas diagnostifikimit me kancer disa muaj me pare, Princesha e Uellsit, Kate Middelton, njoftoi sot se po “përparon” në rrugën...

Facebook