Femrat kanë më shumë nevojë për të fjetur, pasi pamjaftueshmëria e gjumit shkakton probleme të rënda shëndetësore tek ato.
Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë duhet të flenë rreth 20 minuta më shumë se burray, sepse truri i femrave punon më shumë gjatë ditës.
“Tek gratë, gjumi i varfër është i lidhur fort me nivele të larta të shqetësimeve psikologjike, ndjenjave të armiqësisë, depresionit dhe zemërimit. Ndërsa e kundërta ndodh me meshkujt, pasi ata nuk i kanë këto shqetësime për shkak të ç’rregullimit të gjumit”, thotë profesor Jim Horne, Drejtor i Qendrës Kërkimore të gjumit në Universitetin Loughborough
Profesor Horne ka sqaruar gjithashtu, se truri i grave është më kompleks se i burrave dhe se ai punon më shumë gjatë ditës.
“Truri i femrave është ndryshe nga i meshkujve, është më kompleks dhe për pasojë, nevoja për gjumë do të jetë pak më e madhe.”
Por ka një përjashtim të vogël.
“Një burrë që ka një punë komplekse që përfshin shumë vendimmarrje dhe të menduarit e vazhdueshëm, mund gjithashtu t’i nevojitet më shumë gjumë se një mashkull mesatar”, shtoi profesor Horne.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu