Kërkuesit europianë kanë zbuluar se drita nga pjesa blu e spektrit ndikonte pozitivisht tek emocionet e njeriut. Qielli është i kaltër falë një efekti të quajtur shpërhapje.
Drita e Diellit duhet të kalojë përmes atmosferës së Tokës, që është e mbushur me gaze dhe grimca, të cilat e shpërndajnë atë kudo. Drita është e përbërë nga ngjyra të ndryshme, që kanë gjatësi vale të variueshme. D
rita blu ka relativisht gjatësi vale të shkurtër dhe për këtë shkak shpërhapet më shumë teksa kalon në atmosferë. Kjo është arsyeja përse qielli është blu, kur Dielli është i ngritur në pikë kulmore.
Në lindjen dhe perëndimin e Diellit, rrezeve të tij u duhet të udhëtojnë në distanca më të largëta për të arritur pozicionin tuaj. Kjo është edhe arsyeja përse perëndimet dhe lindjet e Diellit kanë ngjyra të kuqe, të verdhë ose portokalli.
Valët e dritës
Drita është një lloj energjia e cila rrezaton ose udhëton me në të valëve. Shumë lloje të ndryshme energjish udhëtojnë me anë të valëvë.
P.sh, zëri është një valë që përhapet në ajër. Drita është një valë e përbërë nga vibrime elektrike dhe fusha magnetike. Ndodhet një varg i vogël game vibruese nga fusha e mëdha elektromagnetike. Ky varg quhet, spektri elektromagnetik. Valët elektromagnetike udhëtojnë përmes hapësirës me një shpejtësi prej 299,792 km/sekondë. (Shpejtësia e dritës) Energjia e rrezatimit varet nga gjatësia e valës dhe frekuenca. Gjatësia e valës është distanca midis kreshtave të valës. Frekuenca është numri i valëve që kalojnë për çdo sekondë. Sa më e shtrirë të jetë vala e dritës aq më e ulët frekuenca, kështu përmban më pak energji.
Drita në hapësirë
Drita udhëton përmes hapësirës në një vijë të drejtë të pandërprerë. Teksa drita lëviz në atmosferë, vazhdon pambarimisht derisa të hasë në një grimcë pluhuri ose në një molekulë gazi. Pastaj se çfarë ndodh me dritën varet nga gjatësia e valës dhe madhësia e objektit ku përplaset ajo.
Grimcat e pluhurit dhe bulzat e ujit janë shumë më të më dha sesa valët e dritës së dukshme. Kur drita përplaset me këto grimca të mëdha, reflektohet, dhe përhapet në drejtime të ndryshme. Ngjyrat e ndryshme të dritës reflektohen të gjitha drejt grimcës në të njëjtin drejtim. Drita e reflektuar shfaqet e bardhë sepse përmban akoma të gjithë përzierjet e ngjyrave.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu