“Juri, Juri, Juri, Juri”….I shoqëruar nga këto brohorima boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka grushtuar kundërshtarin e tij çek.
Boksieri nga Lezha ka fituar titullin e parë internacional të Gjermanisë ndaj të pamposhturit Jakub Synek.
Me “grushta të çeliktë” talenti shqiptar ka gjakosur çekun i cili gjithsesi arriti të shmangë nokautin duke u mbijetuar të gjitha raundeve.
Boksieri çek është ndjerë në vështirësi gjatë gjithë ndeshjes dominuese të shqiptarit nga Lezha.