Lidhu me ne

Temporal

A po jetojmë virtualisht, politikisht, portalisht…!?

A po jetojmë virtualisht, politikisht, portalisht…!?Fjalët në titull nuk janë më të reja për fjalorin tonë të përditshëm. Rrjetet sociale duket se tek një pjesë e madhe e njerëzve kanë ndryshuar mënyrën se si mendojnë, gjykojnë, por edhe jetojnë…Tashmë, gjëja e parë që bëhet në mëngjes është… hapet celulari dhe futesh në Facebook. Aty merr vesh se çfarë ka ndodhur gjatë orëve që ke qenë në gjumë: kush është vrarë, çfarë kunje i ka futur X parti politike tjetrës, kush është ndarë nga burri apo gruaja, kush ka bërë sherr me kë dhe kështu… dita vazhdon duke lundruar sa në rrjetet sociale dhe sa në portale, të cilat tashmë nuk numërohen, aq shumë janë!
Gazetar-fanpage-portal- emision televiziv dhe…live now në kohë të lirë!
Këtë pasdite po lexoja në portale se gazetari Muç Nano fillon një emision të ri në ABC News. Po mendoja! Jemi një vend kaq i vogël dhe kemi kaq shumë ekrane me emisione politike-analitike. Këta që moderojnë emisione, në programet e kolegeve të tyre bëjnë rolin e  analistit, në faqet e Facebook-ut japin mendime, ndërsa në portale ku janë vetë pronar-drejtues-gazetar, mbajnë qëndrime editoriale. Sa mend dhe kohë që paskan!? Tani çdo gazetar ka, përveç emisionit, portalin e tij,  Fanpage në Facebook dhe Instagram. Portal ka Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Eni Vasili, çifti Rudina Xhunga dhe Dritan Hila, Artur Zheji… Janë dhe duan të jenë gjithandej në rrjet.
Tashmë, një pjesë e mirë e gazetarëve që kanë emisionet e tyre të politikës dhe aktualitetit në TV shqiptare, kanë 10-20 vite që shfaqen çdo ditë në ekran. Dhe jo vetëm në programet që drejtojnë. Ata (gazetarët-analist) vrapojnë sa në një studio te tjetra. Shpesh me të njëjtën veshje, pasi nuk u del koha të ndërrojnë as rrobat. Dhe nuk kanë faj! Paradite gatuajnë, në ekran gjithmonë. Pasdite ulen me ndonjë kolltuk (sa te Rudina në Klan, sa te Juli në Top) dhe rrëfejnë jetën e tyre apo edhe të të tjerëve, nuk është çudi.  Ndërsa në darkë, veshin kostum e kollare dhe merren me politikë dhe kronikë. Tregojnë se çfarë thonë “burimet” e tyre…
Me pak fjalë, këta njerëz flasin për gjithçka dhe këto fytyra na dalin kur hapim televizorin, Facebook-un, instagramin, portalet…Ndikojnë me mendimet e tyre dhe imponojnë në të njëjtën kohë. Është normale, janë emra të njohur dhe shumë njerëz i dëgjojnë me vëmendje. Por, lind pyetja, a kanë mëshirë, apo kanë një mision të caktuar me gjithë këtë prezencë virtuale?! Këtë nuk e di, por mund të them se jemi një popull që po jetojmë gjithmonë e më shumë virtualisht. Nga 2.8 milionë shqiptarë që jetojnë në vend, 2 milionë kanë adresë Facebook-u.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix49 minuta më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix54 minuta më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix58 minuta më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook