Lidhu me ne

Kioske

Ja cilat janë 15 qytetet më të shtrenjta në botë

15. Londër

Kryeqyteti i Britanisë është një prej vendeve më të shtrenjta në botë dhe një lajm i keq për të gjithë ata që duan ta vizitojnë është se gjatë krizës botërore të viteve 2009-11, Londra ka lënë pas gjashtë metropole të tjera me shtrenjtësinë e saj.
14. Nju Jork
I njohur për Mannhatanin, rrugët shumëngjyrëshe, restorantet e shumëllojshme dhe diversitetin kulturor, Nju Jorku mbetet një prej qendrave më të shtrenjta në botë, ndonëse kriza e dollarit e ka zbritur atë në vendin e 14, prej vendit të gjashtë.
13. Luksemburgu
Për të vizituar qytetshtetin e ndodhur midis Francës, Belgjikës dhe Gjermanisë, duhen xhepa të fryrë me para. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Luksemburgu krenohet me standardin më të lartë të jetesës në botë dhe kjo bën që të gjitha çmime të jenë “të një bote tjetër”.
12. Paris
Kryeqyteti i Dashurisë ka zbritur për herë të parë pas shumë vitesh nga dhjetë vendet më të shtrenjta të botës, duke vuajtur rëndë krizën e euros, por ekspertët paralajmërojnë se kjo do të zgjasë për shumë pak, prandaj të gjithë ata që nuk e kanë vizituar, kanë shansin më të mirë për ta bërë sa më shpejt.
11. Viena
Kryeqyteti i Austrisë, ndërtuar me një stil mahnitës perandorak e gotik, është më i shtrenjtë se Parisi dhe Londra, sidomos përsa i përket hoteleve, gjë që bën të këshillueshme për të gjithë vizitorët marrjen e ndonjë shtëpie me qera ditore, praktikë e njohur kjo në Vienë.
10. Singapor
Një kryeqendër ekonomike e Azisë, Singapori ofron një stil jetese tepër të larmishëm dhe është një vend i gabuar për të gjithë ata që duan të kursejnë. Në Singapor, çmimi mesatar për një dhomë hoteli është prej 204 dollarësh.
9. Toronto
Vite më parë, amerikanët që banonin pranë kufirit udhëtonin vazhdimisht në Kanada për të realizuar blerjet e tyre, për shkak të dollarit të fortë. Sot, ndodh e kundërta, pasi dollari më i fortë është ai kanadezi. Kjo e ka shndërruar kryeqëndrën kanadeze në një prej metropoleve më të shtrenjtë të botës.
8. Helsinki
I paprekur nga kriza ekonomike europiane dhe kryeqytet i një prej vendeve me standardet ndër më të mirët e jetesës në botë, nuk është një vend i lirë për t’u vizituar.
7. Sidnei
Në vitin 2009, Sidnei ishte qyteti i 38 më i shtrenjtë në botë, ndërsa sot renditet vetëm i shtati. Nuk ka provë më të mirë se sa kjo për të dëshmuar rritjen e jashtëzakonshme të kryeqendrës australiane.
6. Tokio
Shkëlqimi dhe kultura e veçantë e Tokios paguhet shumë shtrenjtë, por kuzhina lokale ka një çmim të arsyeshëm dhe tërmeti e tsunami i vitit të shkuar, pritet t’i mbajnë çmimet më të ulta se zakonisht për të tërhequr turistë. Për këtë arsye, 2012 është viti i përshtatshëm për një udhëtim në kryeqendrën japoneze.
5. Stokholm
I paprekur nga kriza europiane, Stokholmi është përmirësuar nga vendi i 16 në renditjen e vitit 2009, në vendin e pestë për 2011. Situata përkeqësohet edhe më shumë duke llogaritur monedhën shumë të fortë vendase.
4. Kopenhagen
Ashtu si Stokholmi, edhe Kopenhageni, kryeqyteti i Danimarkës, është një “oaz” që i ka shpëtuar krizës ekonomike. Shumë i shtrenjtë në verë, Kopenhageni është shumë më i arsyeshëm për t’u vizituar në dimër, gjithmonë duke marrë parasysh kushtet e pafavorshme të motit dhe orët e pakta të ditës me diell.
3. Gjenevë
Një qendër financiare ku janë të përqendruar edhe shumica e bankave të famshme zvicerane, Gjeneva është një qytet që mund t’ia lejojnë vetes vetëm më të pasurit. Franga e fortë zvicerane e bën edhe më të pafavorshme vizitat, ndërsa çmimi mesatar për një natë në hotel është prej 270 dollarësh për person.
2. Zyrih
E njëjta situatë si në Gjenevë, por e shumëzuar. Një qendër më e rëndësishme financiare, një qytet më luksoz dhe ku njerëzit kanë paga më të larta, Zyrihu gjithsesi ka hotele lehtësisht më të lira se në Gjenevë, për shkak të numrit të tyre më të madh në qytet.
1. Oslo
Për të gjithë ata që prisnin të shihnin në këtë vend të parë Dubain apo ndonjë kryeqendër tjetër ekzotike, është kryeqyteti i Oslos ai që ka çmimet më të shtrenjta në botë për turistët. Vendasit kanë ndër pagat më të larta në botë, ndërsa Norvegjia është vendi i tretë me standardin më të lartë në planet, pas Luksemburgut dhe Katarit. Nëse ju pihet ujë në Oslo, përgatituni që për një shishe gjysmë litërshe pa gaz, të paguani gjashtë dollarë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook