Lidhu me ne

Kioske

Shkaqet e lemzës, si ta ndalni dhe kur të shqetësoheni

Shkaqet e lemzës, si ta ndalni dhe kur të shqetësoheni
Lemza është kontraktim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës, që sjell daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësira e laringut që kufizohet nga kordat e zërit dhe indit kërcor të aritenoideve). Kur marrim frymë, diafragma kontraktohet, duke hapur kafazin e kraharorit, çka ndihmon mushkëritë që të zgjerohen. Nervat që kontrollojnë kontraktimet e diafragmës janë nervat frenikë (pleks i nervave periferik të palcës së kurrizit) që nisen nga zona e qafës dhe përfundojnë në diafragmë. Nëse këto nerva irritohen në një pikë çfarëdo, përgjatë rrugës mund të sjellin lemzë. Megjithatë, lemza që zgjat disa ditë, muaj ose edhe vite mund të përcaktojë një sëmundje serioze.
Simptomat
Lemzat janë karakterizuar nga inhalimi spazmatik i shoqëruar nga një tingull gjiri që befas ndalon. Lemzat vijnë shpesh në seri.
Shkaqet
Shkaku i lemzës është i panjohur, por shumë ekspertë ia atribuojnë atë stimulimit të nervave që furnizojnë diafragmën. Faktorët që mund të përkeqësojnë lemzën përfshijnë:
-Ngrënien e shpejtë, veçanërisht e ushqimeve të nxehta dhe pikante;
-Përdorimin e tepërt të alkoolit;
-Duhanin; dhe
-Stresin.
Çfarë mund të bëni
-Mbani frymën sa më shumë që të jetë e mundur. Përsëriteni këtë derisa lemza të ndalojë;
-Mbani një qese afër gojës dhe hundës dhe merrni frymë jashtë dhe brenda saj disa herë;
-Pini ujë të ftohtë dhe të ngrohtë;
-Hani akull të thyer;
-Bëni një gargarë me ujë;
-Gëlltisni një lugë çaj me sheqer;
-Uluni dhe përkuluni, duke mbështjellë gjunjët tuaj në kraharor.
-Konsultohuni me një mjek nëse lemza juaj bëhet e vazhdueshme ose ju shqetëson gjatë të ngrënit, gjumit ose punës.
Çfarë mund të bëj mjeku
Mjeku mund:
-Të ekzaminojë për sëmundje serioze që provokojnë lemzën;
-T’ju japë antispazmodikë;
-Të trajtojë sëmundjen që mund të shkaktojë lemzën; ose
-Të kryejë një kirurgji mbi nervat që furnizojnë diafragmën.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook